10 elementet e lidershipit që i nevojiten skuadrës tënde - Business Magazine Albania

10 elementet e lidershipit që i nevojiten skuadrës tënde


Si lidera asetet më të vlefshme janë punonjësit tanë, jo konsumatorët tanë. Duhet të kujdesemi ne për punonjësit në mënyrë që këta të fundit të kenë frymëzim që të kujdesen për konsumatorët tanë. Sërish, shpeshherë, jo se duam apo dëshirojmë, ne harrojmë njerëzit me të cilët punojmë, duke u fokusuar vetëm mbi shifrat e konsumatorëve që “kapim”.

Ne si liderat e tyre, mund të bëhemi kontrolluesë dhe shtrënguesë, duke ua vjedhur lirinë për të cilën punonjësit kanë nevojë për rritje individuale dhe sukses. Lidershipi kërkon të gjejmë ekuilibin midis anashkalimit dhe disiplinimit të punonjësve. Ne duhet t’u lejojmë atyre ‘vuajtjen’ e nevojshme që ata të zbulojnë se cilët janë dhe të gjejnë rrugën drejt suksesit. Të gjithë punonjësit kanë disa nevoja bazike të cilat nëse jepen duke ruajtur ekuilibrin e duhur, i ndihmojnë ata të zhvillojnë zellin dhe aftësinë e nevojshme për motivimin dhe suksesin e tyre.

1. Mirësia

Të gjithë punonjësit kanë nevojë për mirësinë tonë, dhe të gjithë e meritojnë. Ne mund t’u japim atyre shumë gjëra dhe mund t’u japim ‘kënaqësi’ të cilat nuk i meritojnë, por këto kënaqësi shërbejnë vetëm sa për t’i bërë ata të ndihen bosh nëse nuk fitohen me meritë. Kur ne tregojmë mirësi me “bonuse” ushqejmë dembelizmin ndërmjet tyre, i cili më pas përkthehet në zakone të varfra motivuese. Ajo që kurrë nuk mund të jetë me tepri është mirësia. Mirësia është e thjeshtë; është jo materiale dhe ndjesia që u japim punonjësve tanë për pranimin apo aprovimin ndaj tyre. Njerëzit punojnë më shumë për këto të dyja më shumë se për çdo gjë tjetër.

2. Besimi

Qënia lider përfshin edhe trysninë dhe dyshimin. Ne harrohemi kaq shumë prej frikës, saqë harrojmë të kemi besim. Besimi që kemi në skuadër ndikon masivisht në besimin që punonjësit kanë te vetja. Kur punonjësit ndihen të frikësuar nga frikërat tona rreth çdo gjëje të re që ata duan të bëjnë, zbulojnë apo përjetojnë, frikërat tona fshehurazi u komunikojnë atyre që ne nuk kemi besim te ta. Ky mesazh i fshehtë e minon skuadrën tonë duke i shkaktuar mosbesim në vetvete ose të rebelohet kundër kontrollit tonë. Duhet të kemi besim të punonjësit tanë dhe t’i ndihmojmë që të zbulojnë dhe të kenë suksese.

3. Besimi te vetja

Kur punonjësit tanë ndjehen se ne kemi besim te ta, ata në mënyrë të natyrshme kanë besim te vetja e tyre. Ne si lidera duhet të pranojmë se pjesëtarët e skuadrës sonë janë të ndryshëm dhe unikë nga ne. Atyre u duhet lejuar hapësira që të jenë ndryshe. Duhet të besojmë se i kemi drejtuar mjaftueshëm mirë saqë ata të kenë mundësi të bëjnë gabime dhe herën e ardhshme të kenë mundësi për t’u përmirësuar.

4. Durimi

Lidershipi është sfidues për shkak të idesë që kemi se cila është më e mira për kompaninë tonë dhe punonjësit tanë, e cila na bën që t’u vendosim shumë trysni këtyre të fundit që të jenë imazhi i asaj që ne përfaqësojmë. Gjithsesi, ajo që skuadra jonë kërkon prej nesh është durimi dhe jo presioni ynë. Kanë nevojë për një dorë që t’i afrohen hapit tonë, pasi zhvillimi i çdo punonjësi ndjek rrugën e vet. Durimi komunikon besimin, se me kalimin e kohës dhe me praktikën e mjaftueshme, ata do të gjejnë rrugën e tyre. Nëse u bëjmë presion më shumë se ç’duhet, vrasim ‘shpirtin’ e tyre dhe mbase edhe motivimin e tyre. Ne nuk duam të drejtojmë njerëz të cilët ndihen të vlerësuar, vetëm nëse performojnë mirë.

5. Përzemërsia

Përzemërsia me fjalë, në formën e pohimit, është një mënyrë shumë e mirë për të shprehur mbështetje për skuadrën tonë. Si të gjithë të tjerët, edhe ata kanë telashe. Kur i shikojmë që mundohen, nxjerrja e ankthit tonë te ta nuk i ndihmon. Ne duhet t’u ofrojmë përzemërsi dhe mirëkuptim duke i lënë atyre të nënkuptuar se “edhe kjo gjë do kalojë.” Përzemërsia është ajo luga plot me sheqer që ndihmon dhimbjen të zhduket. Flisni me punonjësit tuaj, ofrohuni për t’i dëgjuar dhe trajnuar. Mos u bërtisni.

6. Këshilla

Roli ynë si lidera është t’u japim punonjësve feedback që i ndihmon në ndërtimin e karakterit. Kur kritikojmë, bërtasim, qortojmë ose bëhemi agresorë pasivë, nuk mund të rritet dot skuadra. Ajo nuk do të bëjë performancën e pritur ose do të zemërohet dhe do të zhvillojë ndjenjat negative rreth vetes, aftësive që ka gjithëscili pjesëtar i skuadrës dhe rreth nesh. Punonjësit tanë kanë nevojë për këshillën që u japim për të kuptuar se pjesa më e rëndësishme e jetës shtrihet në atë luftën për zbulimin e vetvetes dhe të qëllimeve të tyre.

7. Dhembshuria

Secili prej punonjësve është unik dhe secili prej tyre kërkon diçka pak më ndryshe nga tjetri prej nesh si lidera. Ata nuk janë këtu për të qenë si ne, nuk janë as për të qenë aq të mirë ose më të mirë se pjesëtarët e tjerë në skuadër ose punonjësit e konkurrentëve. Kur e bëjmë këtë krahasim, praktikisht u themi se nuk janë të mirë saç duhet. Kjo rrezikon nxitjet e tyre duke i bërë të dihen si pa kuptim. Nëse duhet të përdorim krahasime, duhet ta përdorim vetëm për të krahasuar situatën e tanishme me atë të fillimit për të thënë se sa shumë gjëra të mira kemi bërë që nga fillimi. Përdor dhembshurinë, dhe jo krahashimin.

8. Drejtimi

Roli ynë si lidera është t’i japim drejtim skuadrës. Por nuk është e drejta jonë t’u tregojmë atyre se çfarë duhet të jenë. Si lidera, kontrollin, manipulimin dhe aftësinë për t’i bërë të huaj punonjësit, duhet ta mbajmë larg. Ne duhet të lejojmë që ata të zbuljnë procesin e tyre të vendimmarrjes në vend që të bëjmë ne vendime për ta. Në vend të dredhive, duhet të përdorim drejtimin.

9. Respekti

Nëse nuk i respekton punonjësit, as ata nuk do të të respektojnë. Ata do të bëjnë ashtu siç bën ti dhe jo se çfarë thua ti. Ata nuk do të të respektojnë vetëm sepse janë më poshtë se ty në hierarki. Nëse i merrni për qesharakë ata, edhe ata do të tallen me ju. Vetëm nëpërmjet respektit që u jepni ju, ata mësojnë si të respektojnë veten dhe ty. Nëse si lidera jeni emocionalisht të papjekur, i mësoni punonjësve tuaj të sillen me ju pikërisht në të njëjtën mënyrë.

10. Koha

Skuadra juaj ka nevojë për gatishmëri, kohë dhe vëmendje. Kjo gjë nuk mund të zëvendësohet. Jetojmë në një shoqëri që punon dhe të gjithë kemi detyrime, por skuadra jonë duhet të jetë përgjegjësia numër 1. Kujdesuni për skuadrën, dhe në të njëjtën mënyrë do të kujdeset kjo e fundit për konsumatorët tuaj.

 

/Shkruar nga Sherrie Campbell dhe publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0