10 ditë liri, FOMO vs. JOMO - Business Magazine Albania

10 ditë liri, FOMO vs. JOMO

FOMO

Landa Grembi, eksperte në fushën e teknologjisë, aktiviste 

FOMO – shkurtesë e termit në anglisht “Fear of Missing out”, në shqip p.sh tingëllon bukur si “Frika e humbjes”. E thënë ndryshe: varësia e të vëzhguarit, përgjuarit në platformat e Social Media të miqve apo familjarëve, nëse janë duke bërë diçka argëtuese e ti nuk mund të jesh aty.

Pyetjet që pasojnë sapo shikon postime të tilla sipas eskpertëve ngjasojnë tek përdoruesit: Sa shumë po argetohen! Kush është tjetër me ta? Çfarë po flasin? E pyetje të tjera të së njëjtës natyrë. Mos të përmend pastaj momentin kur ke harruar telefonin në shtëpi dhe vrapon të shikosh çka ka “ndodhur”!

Nëse do të rreshtohej ky fenomen si një nga efektet negative të Social Media do e vendosja diku në fund tek lista.

Më poshtë po listoj disa syresh:

  1. Menaxhimi i kohës është kthyer në klishe: një “vështrim” sekondash “çfarë po bëhet nga Instagrami apo FB” të shpërqëndron me disa minuta në veprimin tjetër që po bëje ndërkohë.
  2. Ambjenti toksik, ku postimet negative prevalojnë (nëse nuk ke bllokuar apo hequr nga lista e preferencave disa faqe/bloge etc).
  3. Informacioni kuturu, sipërfaqësor dhe i pabazë në të shumtën e rasteve. (një titull shkrimi aty, një atje, teoria: bjeri ti biem se diçka do të mbetet).
  4. Ndikimi në shëndetin mendor sipas eksperteve po kthehet në patologji (fjala është dhe duhet t’ju dëgjohet specialistëve të fushës).
  5. Simptoma të tjera të vërtetuara nga shumë studiues, të cilët merren me sjelljen e individëve në Social Media janë: Depresioni, vetmia, pagjumësia, smira/xhelozia, ndikimi në marrëdhenie e të tjera pa fund.
  6. Bullizëm: Mediat Sociale janë bërë djepi i dhunës verbale, gjuhës së urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, etj.
  7. Largimi nga realiteti i brezave (temë e gjatë!)
  8. “Krasitja/përzgjedhja” e informacionit është kthyer në sfidë, po ashtu në “kazanin”e madh informative, ku ndahet me rrjetin çdo gjë (vlera kthyer në antivlerë, pëlqime më shumë merr banaliteti dhe sharjet!)

Listës mund t’i shtohen pafund fenomene negative, shkaktuar nga përdorimi i Social Media ashtu sikurse ka dhe përfitime pozitive në shoqëri. E parë në një tjetër këndvështrim: Mediat Sociale ndikojnë ndryshe tek çdo individ, në varësi kjo të kushteve dhe tipareve të personalitetit të gjithësecilit.

Lexo: “Shkundim” algoritmat e social media, Ja elementet kryesore për të pasur një faqe të suksesshme

JOMO – “Join of missing out” në shqip tingëllon po bukur: “Gëzimi i Humbjes”

Po, gëzimi i të “humburit” çfarë ndodh në rrjet për disa orë/ditë/muaj. Kohën zgjidhe vetë.

Përjetim personal: Përpara disa ditësh “braktisa” për 10 ditë platformat sociale. Nuk i mbylla, thjesht iu largova. Përfitimet: PAFUND!

I rrimë dot larg kur të gjithë i kemi larg – JO!

Vjenë, 20 Tetor 2020

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0