10 benefite të çmueshme që mund t'u ofroni punonjësve

10 benefite të çmueshme që mund t’u ofroni punonjësve në një startup


Pyetja jonë është: Si ju duken ata? Me kaq shumë njerëz që duan të punojnë për startup, çfarë e bën një të tillë të dallojë?

13 sipërmarrës nga Young Entrepreneurship Council na zbulojnë ofertat që u bëjnë ata punonjësve për t’i  joshur që të punojnë për startupin e tyre.

1.  Një mundësi unike për rritje në karrierë

Kandidatët më të mirë nuk janë të motivuar vetëm nga paga. Ata zakonisht motivohen nga mundësia për të mësuar, për t’u rritur dhe për të qënë të sfiduar. Vendosi punonjësit më të mirë në pozicionet më të mira që mund të kenë sukses, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të bëjnë gjëra që nuk do kishin mundësi t’i bënin askund tetër veçse me ju. Për shembull, në një startup ti ke mundësi të kesh një impakt më të madh në të gjitha pjesët e biznesit dhe të rritesh me kompaninë.

Kyle WongPixlee

2.   Aftësinë për të përftuar maksimumin nga burimet e kufizuara

Një gjë që mund të bëni ju është t’u ofroni komisione nga shitjet atyre individëve të cilët ju sjellin opurtunitete të reja biznesi për kompaninë tuaj. Kjo i ndihmon punonjësit tuaj të mësojnë biznesin tënd, të ndihen pjesë e ekipit dhe në këtë mënyrë i bëni ata që të flasin për biznesin tuaj. Mund të aplikoni edhe këtë: t’i ofroni një bonus një punonjësi, i cili ju sjell një talent në kompani. Kjo mund të rezultojë më lirë për ju se sa të pajtoni një firmë rekrutimi.

— Andy Leff, Electricity Labs/Warp Speed Labs

3.   Aftësinë për të mësuar

E ndërsa bonuset/përfitimet e startupeve si vaktet falas, ndonjë lojë mes punonjësish etj. mund të duken interesante, mënyra më e mirë për të marrë dhe mbajtur punonjës brenda kompanisë është t’u japësh atyre një eksperiencë që nuk mund ta marrin në asnjë vend tjetër. Kompanitë e mëdha mund të ofrojnë shumë para, bonuse dhe në disa raste edhe aksione. Një avantazh për startupin është që punonjësit të kenë përgjegjësi, hapësira për t’u rritur dhe aftësi për të mësuar gjëra të reja. Punonjësve duhet tu ofrohet terreni i përshtatshëm për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.

— Jonny SimkinSwyft

4.   Shumëllojshmëri të përgjegjësive

Avantazhi i punës në një kompani të re nuk është paga. Është aftësia për të bërë punë që i ndihmon të mjeshtërojnë një variete aftësish ose aftësi që janë të rëndësishme në sektorin ku operohet. Në vitin e parë të startupit, për shembull, mund të marrësh eksperiencë në menaxhimin e një projekti, marrëdhëniet me klientët, shitjet, marketingun dhe financën. Një kompani e madhe mund t’ju paguajë ju më shumë, por shanset që të ngeleni dhe të zhvilloheni profesionalisht vetëm në një fushë specifike të kompanisë do të jenë eksponencialisht të larta.

— Alexandra LevitInspiration at Work

5.   Vlerën e shtuar dhe vlerësimin

Njerëzit rrallëherë marrin vendime bazuar vetëm te paratë dhe kjo përfshin edhe atë pjesën e vendimit se çfarë pune do të bëjnë në të ardhmen. Të duash atë që bën, të ndiheni i çmueshëm dhe i vlerësuar dhe të dini se bëni ndryshimin janë ‘top’ arsyet që njerëzit konsiderojnë para zgjedhjes së një profesioni. Të krijosh një kulturë unike organizate e cila transmeton respekt, ndershmëri dhe dhembshuri do të krijojë punonjës më besnikë se sa një kompani e cila kërkon vetëm të shesë dhe të fitojë. T’u ofrosh punonjësve përfitime logjistike si për shembull puna gjatë orareve më të përshtatshëm ose edhe puna nga shtëpia krijon vlerë për disa lloj punonjësish.

— Thomas MinieriPlanet Ballroom International, Inc.

6.   Fleksibilitetin

Në Sillicon Valley, është shumë e thjeshtë të ‘mashtrohesh’ me paga të larta apo lojën e ushqimeve falas. Ne harrojmë se njerëzit kanë nevojë për fleksbilitet ose aftësinë që ta bëjnë punën sipas orareve të tyre që të përshtaten edhe me familjen dhe angazhimet e tjera jashtë punës. Nëse ia arrini këtij qëllimi me punonjësit do t’ia kurseni pyetjen vetes në të ardhmen  se çfarë duhet të bëni që t’i mbani për të punuar me ju.

— Alexandra SkeyRallyon

7.   Një kulturë të qëndrueshme

Unë besoj se kultura e një kompanie fillon me punonjësit që janë përfaqësuesit e forcës punëtore të kompanisë. Kolegët janë njerëzit me të cilët shpenzoni pjesën më të madhe të kohës, kështuqë është e rëndësishme të duash të rrish me ta. Unë dua që punonjësit e mi të dalin me njëri-tjetrin si miq dhe jo thjesht si kolegë.

— Jayna CookeEVENTup

8.   Një ambjent interesant dhe sfidues

Dihet botërisht se njerëzit kërkojnë më shumë se paratë nga një profesion. Pjesa më e madhe e njerëzve në sektorin tonë janë ambiciozë për të zhvilluar aftësi të reja. Duhet që t’i bëni gjërat interesante dhe t’i sfidoni njerëzit. Shpjegojani kandidatit se çfarë do të mësojë ai/ajo në qoftë se punon me kompaninë tuaj. Nëse nuk arrini t’ia dilni me këtë kartë, problemi ose është i juaji ose i kandidatit i cili nuk ndodhet në vendn e duhur.

— Yair FlickerSmartLogic

9.   Besimin dhe një “derë të hapur”

Besimi në vendin e punës është shumë më i fuqishëm se ajo çfarë konceptojnë njerëzit. Nëse keni besim te një punonjës dhe i kërkoni mendim në lidhje me çështje të rëndësishme biznesi ata do të ndihen të vlerësuar dhe të rëndësishëm. Në zyrën tonë ne vazhdimisht pyesim punonjësit tanë për vendime që kanë të bëjnë më klientë të rinj, punësim të njerëzve të rinj, ide të reja biznesi etj. Ndjesia që marrin punonjësit kur e dinë se mendimi i tyre po dëgjohet dhe merret në konsideratë është më e çmueshme se çfarëdo bonusi ose përfitimi që ju u akordoni. Njerëzit janë aspekti më i rëndësishëm i biznesit tuaj dhe duhet të sigurohuni që edhe ata të jenë në dijeni të këtij fakti.

— David TomasCyberclick

10.                Ndarjen e përfitimeve

Ndarja e përfitimeve bën që individët në kompani të marrin pjesë dhe të jenë të motivuar për suksesin e kompanisë. Pjesa më e madhe e punonjësve janë më të motivuar të punojnë kur e dinë se në fund do t’i ndajnë përfitimet dhe nuk do të punojnë vetëm për të mbajtur vendin e punës. Ata angazhohen për të përjetuar suksesin e tyre nëpërmjet një mënyre financiare.

— Ty Morse, Songwhale

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0