10 Aplikacione që ju mbajnë të organizuar

10 Aplikacione që ju mbajnë të organizuar


Një nga pikat e mia më të forta është fiksimi im me të qënit e organizuar. Pak gjëra ka që më bëjnë më të gëzuar se sa të qënit e mirëorganizuar. E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpi; këpucët e mia janë të vendosura të gjitha nëpër kutitë origjinale, me një fotografi të këpucëve të printuar mbi një etiketë të kutisë. Është forma ime personale e optimizimit të stilit.

Derisa pjesa më e madhe e biznesit tim bëhet online nga telefoni dhe tableti im, tani jam e dhënë pas gjetjes së mënyrave të reja për të qenë më i organizuar në hapësirën dixhitale. Këtu janë 10 aplikacionet e mia të preferuara për të qenë e organizuar dhe për ta mbajtur skuadrën time dhe mua produktive.

Evernote
Ky është aplikacioni im praktik. Është perfekt për marrjen e shënimeve gjatë një mbledhjeje ose pas një telefonate me një klient. Ju mund të bashkangjisni (attachment) edhe artikuj të rëndësishëm, dokumenta ose prezantime me shënimet përkatëse, të mbani të gjithë informacionin të konsoliduar për referencë. Gjithashtu mund të regjistroni edhe një mbledhje ose intervistë në këto shënime. Ky aplikacion ka avantazhin sepse ekziston edhe në version desktop, i cili sinkronizohet me telefonin dhe tabletin tënd.

https://evernote.com/ Falas; $24.99 – $120 për Plus, Premium, dhe Business

Dropbox
I kombinuar me Evernote, unë e përdor këtë aplikacion për jetën personale dhe për punën në biznes. Mbaj dosje të të gjithë projekteve me të cilët punoj dhe kam aftësinë të punoj mbi to nga çdo vend dhe çdo kohë, në çdo pajisje. Dropbox e bën shumnë të thjeshtë për të patur të rejat më të fundit të laptopit, tabletit etj..sepse e gjitha ajo që duhet të bëni është të logoheni në llogarinë tuaj në Dropbox dhe të gjitha dokumentat janë aty.

http://dropbox.com Falas; mbi $9.99 për Pro dhe Premium

Tripit
Ky aplikacion ështëe mira absolute për të mbajtur të gjitha konfirmimet e rezervimeve të mia të fluturimeve, hoteleve dhe restoranteve. Nuk jam e sigurt nëse ishte paramenduar për të qenë një ditar udhëtimesh, unë e përsor gjithashtu për të mbajtur foto dhe shënime nga vendet që ose dua të kthehem sërish ose i rekomandoj për t’i vizituar. Gjithashtu e bën shumë të lehtë për t’i bërë “forëard” emaileve që lidhen me udhëtimin tuaj në aplikacion, si për shembull shënime nga miqtë tuaj për rekomandimet e udhëtimeve, ose një artikull që lexon.

https://www.tripit.com/ Falas; ose $4.09/muaj për Tripit Pro.

GroupMe
Ky aplikacion i mesazeve në grup është perfekt për ata që duan të jenë në kontakt nëpërmjet mesazheve, por nuk u pëlqen shpërqëndrimi i të qënit në nmes të një grupi mesazhesh prej 10 vetave. Me GroupMe ju mund të çaktivizoni njoftimet dhe të kontrolloni në grupin tuaj të mesazheve gjatë intervaleve periodike, ashtu siç do kontrollonit emailin. Këtë e përdor në radhë të parë për të qenë në kontakt me familjen, kur është e shpërndarë në vende të ndryshme. Ky aplikacion mund të përdoret për projektet në grup ose në lidhje me punonjësit e tjerë virtualë për të mos përzier mesazhet e punës me mesazhet personale.

https://groupme.com/ Falas

HabitList
Me HabitList ju caktoni çfarëdolloj zakoni si të pini më shumë ujë, publikimi i më shumë postimeve konsistente, ose pjesëmarrje në më shumë evente sociale ose rrjetëzimi. Në momentin që caktoni një zakon, ju mund të vendosni se sa shpesh doni që ta praktikoni (çdo ditë, një herë në muaj) dhe HabitList ju mban të motivuar me tendencat dhe t’i gjurmoni ato. Ky aplikacion është shumë i mirë për çdo detyrë që ju duhet ta bëni në mënyrë të vazhdueshme.

http://habitlist.com/ $3.99

Toodledo
Ndryshe nga HabitList, Toodledo është një listë e gjërave për të bërë, dhe është shumë e mirë për të mbajtur detyrat qënuk janë aq të shpeshta sa zakonet. Gjëja e mirë e këtij aplikacioni është se ti mund të krijosh detyra dhe nëndetyra të cilat mund të shpërndahen dhe caktohen për skuadrën tuaj. Është aplikacion i mirë për projekte që kanë shumë pjesë, si organizimi i prezantimeve ose një event i madh, dhe i ndihmon pjesëtarët e ekipit të jenë të azhornuar në lidhje me fazën e projektit.

https://toodledo.com Falas /$14.99 /$29.99 /$89.99

CoSchedule
Ky aplikacion (ende jo i disponueshëm për një telefon ose tablet) është ideal për bizneset të cilat kanë përmbajte të artikujve të menaxhimit që azhornohen në baza ditore. Aplikacioni është perfekt për skedulimin e postimeve, artikujve online, përmbajtjeve të ndryshme për media sociale dhe për kalendare editoriale. Gjithashtu integrohet me Evernote dhe Google Docs, kështuqë nuk shpenzoni kohën duke kojuar dhe ngjitur përmbajtjen nga një aplikacion te tjetri.

http://coschedule.com/ $15 – $60/month

Procrasterapp
Tani që përmbajtjet e tua, listat e gjërave për të bërë dhe zakonet janë të gjitha të organizuara, ka shumë mundësi që ky aplikacion t’ju duhet për të parandaluar zvarritjen e punëve. Ky aplikacion është shumë intuitiv, pasi ju bën me dije se pse po i shtyni gjërat dhe do t’ju sinjalizojë si të veproni më tutje. Pjesa ime e parapëlqyer për këtë aplikacion është kohëshënuesi. Ai ju lejon të merrni një kohë të caktuar për një detyrë specifike, ta shtoni në kalendar dhe më pas të filloni me numërimin e kohës mbrapsht.

http://procrasterapp.com/ Free

Venmo
Kur dua të kontrolloj çeqet e mia, më shkon mendja te Venmo. Ndërmjet pushimeve, ditëlindjeve dhe ngjarjeve personale kjo është një mënyrë e thjeshtë për të gjurmuar se cilët duhet të paguani dhe cilët duhet t’ju paguajnë pa qenë nevoja të kyçeni në llogarinë tuaj bankare. Kjo përfundimisht është më e dobishme për t’ju mbajtur të organizuar në jetën personale, se sa në punë.

http://venmo.com/

Keeper
Nëse po planifikoni shkarkimin e ndonjë prej këtyre aplikacioneve, ju duhet patjetër Keeper. Ky është një mbajtës (sigurues) i sigurt i username dhe i fjalëkalimeve, kur ju keni shumë llogari për të aksesuar, të cilët kanë kode fjalëkalime shumë të ngjashme, por të ndryshme. Ju mund të instaloni këtë aplikacion në shfletuesin e internetit për të plotësuar të gjitha llogaritë me fjalëkalimet përkatëse, vetëm pasi jeni futur në llogarinë e Keeper. Jam e bindur se nuk do më kujtohej ndonjë fjalëkalim po të mos kisha këtë aplikacion.

http://www.keepsecurity.com/

 

/Shkruar nga Maria Haggerty, CEO e Dotcom Distribution, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0