Qyteti i Gjakovës i hap dyert evenimentit DIGI Gjakova

Qyteti i Gjakovës i hap dyert evenimentit DIGI Gjakova


Dhe për pjesë e këtij konkursi është një çmim 4,000 dollarësh për fituesit. Është një eveniment mjaft atraktiv për shumë zhvilluesë aplikacionesh, të cilët do të asistohen nga profesionistë të teknologjisë për të arritur objektivat:

  1. Përmirësimit të proçesit të rekrutimit;
  2. Dixhitalizimit të proçesit të kërkesave;
  3. Vizualizimit të buxhetit dhe kontrollit të faturave.

Kjo do të ketë një impakt direkt në rritjen e transparencës në nivel lokal njëkohësisht duke promovuar angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemeve më shqetësuese të tyre.

Çdo projekt do të paraqitet përballë një jurie e përbërë nga: Mimoza Lila Kusari, Kryetare e Komunës së Gjakovës; Shqipe Neziri, Menaxhere projekti pranë SAEK; Arbër Leshi, Ekzekutiv Teknik pranë qendrës Bonevet.

Pjesëmarrësit në këtë konkurs do të asistohen nga 8 mentorë dhe profesionistë të teknologjisë.

Të gjithë me moshë mbi 18 vjeç kanë mundësi të aplikojnë gjer në datën 19 nëntor. Tre projektet më të mira do të shpërblehen me qëllim realizimin e plotë të projektit të aplikacioneve të tyre. Aplikimet mund t’i kryeni duke vizituar webpage e DIGI Gjakova.

Ky eveniment mbështetet nga Komuna e Gjakovës, Qendra Bonevet, Zyra Zviceriane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0