Përditësuar së fundmi: 24/03/2017

Porsche shpërblen punonjësit si rezultat i vitit më të suksesshëm në historinë e tij

nga Fiorela Jaupi
Mar 24, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Viti 2016 ishte më i miri në historinë e “Porsche”, ndërsa rentabiliteti u rrit me rreth 10%. Në kushtet e kësaj, rritja e bonuseve në filialin VW ishte edhe relativisht e vogël.

Punonjësit e “Porsche”-s kanë përfituar bonuse speciale. Çdo punonjës në Gjermani ka marrë 9111 euro si pagesë të veçantë.

Bonusi do t’u paguhet 21 mijë të punësuarve në fabrikat e “Porsche”-s në Gjermani, pa marrë parasysh nëse është inxhinier, i punësuar në linjën e prodhimit, staf i restorantit apo punonjës në pastrim.

“Porsche” e dha këtë njoftim në Shtutgart. Sa për krahasim: “Daimler Daimler” i ka paguar punonjësit e saj me 5400 euro shtesë.

Por cila ishte arsyeja e rritjes së vogël të bonuseve në filialin VW? Kjo ishte për shkak të masave shtrënguese që drejtuesit e grupit kishin aplikuar për shkak të skandalit me veturat diezel.

Burimi: insajderi.com