Përditësuar së fundmi: 15/05/2017

Ky është objektivi i ri i arritur nga Facebook

nga Neada Muçaj
Maj 15, 2017

Një përkthim deri në 9 herë më i shpejt në internet, falë teknologjisë së inteligjencës artificiale. Ky është objektivi i arritur nga kërkuesit e Facebook, i bërë publik nga vetë Mark Zuckerberg.

“Përmirësimi i përkthimit është mjaft i rëndësishëm për të lidhur botën”, shpjegon themeluesi i rrjetit social me rreth 2 miliardë përdorues global.

“Aktualisht ofrojmë 2 miliardë përkthime në ditë në më shumë se 45 gjuhë të Facebook, por ka ende shumë punë për të bërë.

Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të lexojnë postimet dhe të shohin video në çdo gjuhë, por për momentin kjo teknologji nuk është ende e mirë. Por objektivi është t’ia dalim, duke kultivuar ambicien e përkthimit universal”, vijon Zuckerberg.

Që kjo të ndodhë, Facebook ka vendosur të ndajë punën e kërkuesve të tij në mënyrë që të gjithë shkencëtarët të mund të duhen “për të realizuar mjetet e përkthimit gjithnjë e më të mira”.

Teknologjia bazohet në “machine learning” dhe rrjetet neutrale, të shfrytëzuara edhe nga Përkthyesi i Google.

/ProPakistani

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00