Ksamili cilësohet si një nga vendet më të mira në botë, për të filluar një jetë të re » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/11/2016

Ksamili cilësohet si një nga vendet më të mira në botë, për të filluar një jetë të re

Share
nga Fiorela Jaupi
Nën 17, 2016
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Fshati i vogël i Ksamilit, në jugun e Shqipërisë, gjithmonë kryeson listën e destinacioneve më të mira në Shqipëri, por edhe në Europë. Ky vend tërheq qindra dhe mijëra turistë për të kaluar pushime të paharrueshme.

Por tani, fshati është bërë pjesë edhe e listës së faqes së njohur brightside.me, të cilët e kanë listuar si 1 nga 10 vendet më të mira në botë për të nisur një jetë të re.

Jugu i Shqipërisë është një vend ideal për ata që kërkojnë një jetë të qetë. Ai krenohet me një klimë mesdhetare, një park kombëtar aty pranë dhe kuzhinën lokale të përqëndruar në vajin e ullirit, mandarinat dhe 30 lloje të ndryshme të peshkut, ndërsa është më lirë për të jetuar këtu se në vendet fqinjë si Greqia, Italia apo edhe Kroacia – një pije do t’ju kushtojë 90 cent, çmimi i vaktit tuaj është rreth $ 6 dhe kushton rreth 100-120 $ në muaj për të marrë me qira një apartament.

18 km në jug të Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.
Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar.

Burimi: brightside.me

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00