Përditësuar së fundmi: 10/01/2017

Kjo çadër arrin të parashikojë motin

nga Neada Muçaj
Jan 10, 2017

Kjo copëz teknologjie do t’iu shpëtojë nga ditët me shi.

Oombrella është një çadër e zgjuar e cila iu tregon motin dhe lajmëron përdoruesin të marr çadrën kur jashtë bie shie.

“Kjo është një çadër e lidhur, që do të thotë se ne kemi instaluar një çip në dorezën e saj në mënyrë që pronari i saj të njoftohet në smartphone-nin e tij: ‘pas 15 minutash do të fillojë shiu, nëse do të dalësh jashtë mos harro të marrësh çadrën.”

Oombrella është e ndërtuar nga fibrat Kevlar prandaj ajo mund të duroj shirat dhe erërat e forta.

Kjo çadër gjithashtu iu kujton t’a merrni nëse e keni lënë diku.

“Njerëzit shpesh harrojnë se ku e lënë çadrën dhe kjo çadër ka aftësinë të tregoj se ku është, vendodhjen e saktë gjeografike ku mund të shkosh t’a marrësh. Në këtë mënyrë askush nuk do t’a humbasë më çadrën.”

/Mashable

Evente

Open Source Design Workshop #1

Janar 25, 2017
17:00 – 20:00