Përditësuar së fundmi: 17/05/2017

Fidget Spinner, paisja që po i “çmend” të gjithë

nga Neada Muçaj
Maj 17, 2017

Flutura anti-stres është objekti i cili momentalisht po çmend botën, por ju ndoshta nuk e njihni sepse nuk kaloni shumë kohë në internet.

Fidget Spinners është emri i tyre i vërtet dhe janë lodra për të rinjtë, të cilat menaxhojnë stresin dhe ADHD-në (çrregullim mendor që shkakton luhatje drastike të nivelit të përqendrimit dhe hiperaktivitetit).

Kjo është një paisje jo shumë e madhe, e cila përshtatet më së miri me dorën tuaj, ku pjesa qëndrore mbështetet në gishtin tregues dhe në gishtin e madh, ndërsa tre pjesët e tjera i rrotulloni në gjendje të lirë.

Por pse kjo lodër krijon varësi?

Trendi i fluturave anti-stres njihet për natyrën e lojës e cila krijon varësi. Ndjesia e të pasurit një paisje e cila rrotullohet me shpejtësi të madhe në dorën tuaj është shkaku kryesor i kësaj varësie.

Çfarë tjetër duhet të dini për to?

Disa shkolla anë e mbanë botës e kanë ndaluar përdorimin e tyre në shkollë, pasi konsiderohet si një paisje që i shpërqëndron nxënësit. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar ata të luajnë me paisjen në shtëpi apo në ambjente të tjera. Industia e Fidget Spinners ka “shpërthyer” përgjatë muajit të fundit dhe vazhdon të sjellë modele të ndryshme të lojës.

/TheSun

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00