Zyrtarizohet dokumenti i shtyrjes së kësteve të kredive

Zyrtarizohet dokumenti i shtyrjes së kësteve të kredive


Bizneset që gjenden në vështirësi për shkak të Covid-19 kanë patur ankesa të shumta për pagesat e  kësteve të kredive.

Kryeministri Rama dhe Guvernatori Sejko firmosën dokumentin që përmban 4 pika.

Lexo: Edi Rama: Kompensohen pagat e munguara të muajit Mars në çdo biznes

Në dokument urdhërohet që:

  1. Të shtyhet afati i pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë deri në datën 31.05.2020, për të gjitheë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e Covid-19.
  2. Kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve.
  3. Institucionet e kreditimit do të bëjnë proçesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.
  4. Me zbatimin e këtij urdhëri ngarkohen të gjitha institucionet e kreditimit të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0