Bashkimi Europian vëren se ligjet mbi taksat tek ne ndryshojnë shpesh dhe nuk aplikohet siç duhet nga tatimorët. Zyra e asistencës teknike në vendin tonë, e ka vënë re këtë në punën e subjekteve të ndryshme.
Taksat në Shqipëri ndryshojnë shpesh dhe ligjet e tyre shpesh nuk përkojnë. Kështu vëren zyra e asistencës teknike të BE-së në Shqipëri TACSO.
Shqetësimet zyra i ka hasur mes organizatave të shoqërisë civile, por edhe të gjitha sipërmarrjeve që operojnë me këto shoqata.
BE është financuesi kryesor në vendin tonë, por ndryshe nga shumë vende të tjera, projektet e BE-së taksohen rëndohen me TVSH.
Për të spjeguar ndryshimet ligjore ne paketen e fundit fiskale, TACSO ka zhvilluar katër takime informimi në vend.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto