Zvicra, nga një vend Alpin në një superfuqi inovacioni

Zvicra, nga një vend Alpin në një superfuqi inovacioni



Çdo vit në Zvicër themelohen 300 startupe të reja. Një perspektivë e qartë e një inovacioni që vetëm fuqizohet dita ditës. 22 miliardë franga investime në Kërkim dhe Zhvillim çdo vit, janë provë e qartë e këtij suksesi.

Një vend i vogël mes Alpeve, të cilit i mungojnë gjërat më bazike siç është lënda e parë, Zvicra nuk ka gjetur zgjidhje tjetër vetëm se të inovojë në kërkim të burimeve alternative të të ardhurave nga agrikultura, turizmi dhe sektori i shërbimeve.

Deri në shekullin 18-të Zvicra njihej për alpet, bujqësinë dhe blegtorinë. Sot 200 vite më pas, Zvicra njihet për kapacitetin e saj inovativ dhe ekonominë e fortë.

Lexo: 7 pyetje inovative që duhet t’ia bëni skuadrës tuaj

Zvicra e së kaluarës që nuk e njohim sot

Në Zvicër për herë të parë femrat fituan të drejtën e votës në referendumin e Shkurtit 1971 ndërsa një tjetër referendum 11 vite më parë u rrëzua. Duke i munguar burimet natyrore, Zvicra ka qenë e detyruar të inovojë. Duke qenë se kishte të bënte me një treg të vogël dhe të fragmentuar, kompanitë Zvicerane duhej të shikonin jashtë për produkte.

Por, duke qenë se vendi u kursye nga Lufta e Dytë Botërore, ishte në një pozicion të shkëlqyer për të përfituar nga rindërtimi i pas luftës. Pikat e forta të Zvicrës ishin politikat liberale në ekonomi dhe tradita në punë të palodhshme, dedikim dhe edukim. Vendi u themelua si shtet federal në 1848 dhe shumë refugjatë politikë nga monarkitë absolutiste të Evropës gjetën strehim në Zvicër. Shumë prej tyre ishin profesorë në Gjermani të cilët ndihmuan në ndërtimin e universiteteve.

Nga shekulli i 16 deri në 18, valët e emigrimi të Protestantëve në Francë në mesin e tyre kishin edhe individë të pasur dhe të aftë. Me fillimin e epokës së industrializimit dhe përshpejtimit të tij në gjysmën e shekullit të 19, Zvicra erdhi dhe u bë një prej destinacioneve të emigrantëve, nga kërkesa e lartë për punë.

Rruga drejt inovacionit:
Që prej 2008 standardi që përcakton vendet më inovative në botë është një raport i lëshuar nga Universiteti Cornell, INSEAD dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale. Dhe për 9 vitet e fundit Zvicra është renditur e para. Vendi i vogël Evropian ka qëndruar në krye sepse udhëheq për nga numri i patentave teknologjike dhe programeve universitare të cilat rrisin talente.

Hulumtuesit e fushave të ekonomisë besojnë se është historia e një imigracioni të fortë mes shekujve 16 dhe 18 që kanë hedhur themelet e mirëqenies që po jetojnë sot. Sektori i biznesit në Zvicër është ndër më të mirët dhe me performancën më të lartë në botë. Por, mënyra sesi Zvicra bën biznes gjithashtu është innovative.

Mendjet Zvicerane ushqehen nga disa prej universiteteve më të miria në Evropë. 3 nga 10 universitetet më të mira në Evropë i përkasin Zvicrës. Universiteti Politeknik Federal Ecole i Luzanës është i 5-ti më i mirë në kontinent. Universiteti i Zyrihut dhe ETH Zyrih renditen në vendin e 9 dhe të 10. Një kombinim i një tradite në sipërmarrje dhe investimi i vazhdueshëm në mendjet e ardhshme inovative kanë bërë që vendi të dominojë statistikat e raportet e inovacionit.

Një histori plot shpikje:
Zvicra ka numrin më të lartë të patentave krahasuar me numrin e banorëve në Evropë. Konkretisht 956 patenta për 1 milionë banorë Zvicra lë pas Holandën, Suedinë dhe Danimarkën të cilët së bashku numëron 400 patenta për 1 milionë banorë.

Përkushtimi ndaj inovacionit përshkruhet më së miri në Shfaqjen e Shpikjeve, një eveniment vjetor që organizohet në Gjenevë dhe shpikësit prezantojnë produktet e tyre përballë investitorëve. Investimet në sektorin e ICT dhe startupe janë rritur me 120% në 2019-ën ndërsa në 2018-ën për herë të parë i kaloi shifrat e 1 miliardë frangave. Pjesa më e madhe e investimit po shkon drejt bioteknologjisë, teknologjisë mjekësore dhe shëndetit dixhitalë.

Çdo vit në Zvicër 300 startupe të reja themelohen, një perspektivë e qartë e një inovacioni që vetëm fuqizohet dita ditës. 22 miliardë franga investime në Kërkim dhe Zhvillim çdo vit janë provë e qartë e këtij suksesi.

Lexo: Si të gjeneroni një kulturë inovative?

Si do të qëndrojë Zvicra inovative edhe për vitet e ardhshme?
Nëse vendi Alpin dëshiron të qëndrojë i suksesshëm duhet të sigurojë kushtet e nevojshme që inovacioni të ushqehet. Një prej strategjive më të suksesshme të viteve të fundit të Zvicrës ka qenë rregullimet e tregut të cilat favorizojnë biznesin dhe nivelet e moderuara të taksimit së bashku me aksesin e lirë në tregjet e huaja.

Kompanitë dhe universitetet Zvicerane rekrutojnë punonjës të aftë dhe studentë nga vendet e huaja përfshirë edhe ato jo-Evropiane.

Shëndeti Dixhital, Blockchain, qeverisje e mirë:
Industria e bio-farmaceutikës dhe shëndetit dixhital punëson në mënyrë të direkte dhe indirekte 150,000 njerëz duke kontribuar 6% të GDP dhe 30 të eksporteve të vendit. Sot është një qendër global e kompanive farmaceutike më në zë në botë dhe përshkruar si “Health Valley.”

Por, Zvicra konsiderohet edhe si “Crypto Valley” e cila ofron një ambient miqësore për bizneset, mbrojtje për investitorët dhe taksa të arsyeshme për ICO dhe STO. Shtëpia e Ethereu, ICO në Zvicër janë të mirëpritura përsa kohë regjistrohen panë autoriteteve financiare. Që nga 14 Dhjetori qeveria Zvicerane publikoi bazën ligjore për DLT dhe Blockchain duke konsoliduar statusin e vendit si lider në teknologjinë e re.

Zvicra gjithashtu njihet për traditat e saj humane, neutralitetin dhe është shtëpia e shumë institucioneve ndërkombëtare si OKB, UNHCR, OBSH etj. Për, vendin është gjithashtu një demokraci 728 vjeçare e cila ka jetuar në paqe si një konfederatë mes tre kantonesh shumë kulturore dhe gjuhësore. Demokracia Direkte dhe Përfaqësuese janë instrumentet themelore të suksesit të Zvicrës.

Burimi: PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0