Qeveria nuk ka ende një vendim përfundimtar për aplikimin ose jo të fashës 800 kilovat për çmimin e energjisë për abonentët familjar.
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, teksa hedh poshtë pretendimet e opozitës për rritje të çmimit për Nëntorin, thotë se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret vetëm pasi të analizohet situata e rezervave ujore në hidrocentrale dhe të dhënat për konsumin ditor.
“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268 metra, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim dhe bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800 kW/h”.
Lexo edhe: Ministrja Balluku: Nuk do të ketë kufizime energjie gjatë dimrit
Ndërkohë, Koroporata Energjetike shqiptare ka publikuar këtë të hënë të dhënat mbi situatën konkrete në të tre hidrocentralet e kaskasës së Drinit.
Sipas KESH, prurjet në Fierzë janë vetëm 50 metra kub në sekondë, ndërsa niveli i ujëmbledhësit është në kuotat e 268 metra.
Situata është akoma më e vështirë në dy hidrocentralet e tjera të kësaj kaskadë, në atë të Komanit dhe Vaut të Dejës ku prurjet janë në nivelet e 30 dhe 10 metra kub ujë në second.
Për rrjedhojë rezerva energjetike përllogaritet të jetë vetëm 448 gigavat/orë, ndërsa prodhimi ditor vetëm 14243 megavat/orë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto