Zuckerberg synon programuesit ruse - Business Magazine Albania

Zuckerberg synon programuesit ruse


Themeluesi dhe drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, ka takuar te henen ne Moske kryeministrin rus Dmitry Medvedev, i pasionuar pas teknologjive te reja, per te diskutuar mbi perspektivat e kompanise ne Rusi, ku tregu eshte monopolizuar nga kompanite vendase.

Kryeministrit i pelqejne teknologjite e reja dhe do te prezantohet si nje nga promovuesit e diversifikimit ne fushen e ekonomise me te re ne Rusi. Medvedev theksoi se Facebook ka 10 milion perdorues ne Rusi, edhe pse vendi ka rrjetet e veta, Vkontakte dhe Odnoklassniki.

Rrjeti social Vkontakte themeluar nga Pavel Durov, 27 vjec nga Pietroburgo, qe ka nofken ‘Zuckerbergu rus’, eshte gjeresisht me i perdorur se Facebook. Zuckerberg dhe Medvedev u takuan ne Gorkij, ne banesen e Kryeministrit dhe gjate takimit Zuckerberg lavderoi programuesit ruse.

“Ketu ka programues te frikshem per aplikacione dhe per rrjete sociale, jo vetem per Facebook-un”. Mesa duket objektivi i drejtorit te Facebook eshte edhe te rekrutoje trurin rus per ta derguar ne Kaliforni, pervec faktit te promovimit te platformes.

Zuckerberg per here te pare ishte veshur si duhet me nje kostum te erret dhe kravate dhe i dhuroi kryeministrit nje kemishe me adresen e Facebook-ut te faqes se kryeministrit.

Medvedev e vleresoi dhuraten meqenese ka qene dikur i pasionuar pas rrjeteve sociale, ne Twitter ka 1,5 milion ndjekesa. Te dy rane dakort per hapjen e nje qendre te re kerkimi dhe zbulimi te shoqerise Palo Alto ne Rusi, sic raportoi ne Twitter i entuziazmuar ministri i komunikimeve, Nikolai Nikiforov.

28 vjecari diskutoi me kryeministrin edhe per rregullimin e te drejtes se autorit. Medvedev i beri te ditur Markut se tema e te drejtes se autorit ne rrjet eshte shume delikate dhe nuk eshte zgjidhur ende as ne industrine e teknologjise, as nga juristet. Nga ana e tij bashkethemeluesi i rrjetit social degjoi dhe me pas siguroi per angazhimin e kompanise se tij ne mbrojtjen e te dhenave personale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0