Zuckerberg sapo i deklaroi "luftë" të gjithë industrisë së reklamave! - Business Magazine Albania

Zuckerberg sapo i deklaroi “luftë” të gjithë industrisë së reklamave!

Zuckerberg sapo i deklaroi "luftë" të gjithë industrisë së reklamave!

Nuk është më një sekret që industria e reklamave po shkon drejt një transformimi të thellë për shkak të inteligjencës artificiale (AI). Një nga arsyet pse gjigandë si Google dhe Meta po investojnë kaq shumë në teknologjitë e gjenerimit të imazheve dhe videove me AI, është sepse e dinë që përdoruesit e parë dhe më të mëdhenj të këtyre mjeteve do të jenë pikërisht reklamuesit në platformat e tyre. Megjithatë, askush deri më sot nuk e kishte thënë hapur — derisa CEO i Meta, Mark Zuckerberg, e bëri këtë në një intervistë me Ben Thompson nga Stratechery.

Gjatë intervistës, Zuckerberg foli për mënyrën sesi AI tashmë ka përmirësuar ndjeshëm shënjestrimin e audiencës, por tani Meta po fokusohet në vetë krijimin e reklamave.

Zuckerberg: Por ende mbetet pjesa kreative, pra kur bizneset vijnë tek ne me një ide për mesazhin apo videon ose imazhin që duan të përdorin, dhe kjo është mjaft e vështirë për t’u prodhuar. Mendoj se jemi shumë afër ta zgjidhim këtë.

Dhe sa më shumë materiale të prodhojnë, aq më mirë. Sepse mund të testohen, të shihet çfarë funksionon. Po sikur të mund të prodhonim një numër të pafund reklamash?

Zuckerberg: Po, ose ne thjesht do t’i krijojmë për ta. Natyrisht, gjithmonë do të ketë raste kur ata duan të sjellin një ide ose një material të gatshëm, sidomos kur duan të jenë shumë të përpiktë në mesazhin që përcjellin. Por në përgjithësi, do të arrijmë në një pikë ku ti si biznes vjen tek ne, na tregon objektivin që ke, lidh llogarinë bankare, dhe nuk të nevojitet asnjë material kreativ, asnjë shënjestrim, asnjë matje — përveç të lexuarit të rezultateve që ne do t’i japim. Mendoj se kjo do të jetë revolucionare. Është një ridefinim i plotë i kategorisë së reklamimit.

Pra, Zuckerberg po përshkruan një të ardhme ku një klient vjen tek Meta dhe thotë: “Dua klientë për produktin tim”, dhe Meta bën gjithçka tjetër. Gjeneron imazhe dhe video të produktit me AI, shkruan tekstet me AI, i bashkon në reklama të pafundme, i shënjestron me AI, mat se cilat performojnë më mirë dhe i përmirëson — të gjitha me inteligjencë artificiale. Pastaj, klientët blejnë produktet direkt përmes platformave të Meta-s.

Ky koncept, i quajtur tashmë “kreativitet i pafund” (infinite creative), është demonstruar më parë, si në prezantimet e Nvidia, por asnjëherë nuk është çuar deri në këtë pikë: “lidh llogarinë bankare dhe lexo rezultatet që ne të japim”. Kjo qasje rrezikon të zhdukë të gjithë industrinë tradicionale të reklamave, e cila për dekada është ndërtuar mbi agjenci krijuese, kontroll të matjeve dhe një mjedis të strukturuar auditimi për transparencë.

Lexo edhe: Zyrtare/Qeveria miraton fondin për startup-in e Mira Muratit

Kur ky citim i Zuckerberg iu dërgua disa drejtuesve të mëdhenj të industrisë së reklamave, reagimi ishte i ashpër. Një CEO agjencie tha: “Siguria e markës është ende një çështje e madhe, ndaj t’u lësh platformave si Meta jo vetëm krijimin, por edhe optimizimin e reklamave është një ide shqetësuese.” Por shqetësimi më i madh i tij ishte besueshmëria: “Premtimi i kësaj vizioni — ‘lexo rezultatet që ne të japim’ — është problemi më i madh. Asnjë klient nuk do t’i besojë rezultateve të prodhuara prej tyre, sepse në thelb ata po kontrollojnë vetë detyrat e tyre.”

Një tjetër drejtues mediatik u shpreh edhe më ashpër: “‘Lexo rezultatet që ne të japim’ është thjesht brilante – është kulmi i arrogancës: nga përçmimi i moderuar ndaj klientëve, tek antagonizmi i hapur, tek ‘do t’ju fshijmë nga faqja e dheut’.”

Në fund të ditës, Meta fiton miliarda nga bizneset e vogla që nuk kanë mundësi për agjenci të mëdha dhe fushata të shtrenjta. Për këta biznese, mjetet e AI mund të jenë ndihmë reale. Por është gjithashtu e qartë që peizazhi i platformave digjitale është pranë një ndryshimi të fuqishëm. Si rezultat, të gjithë ne do të jetojmë në një botë gjithnjë e më të mbushur me reklama të gjeneruara nga inteligjenca artificiale.

Podcasti i plotë

the verge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0