Për gati një ditë, përdorues të platformës Zoom kanë raportuar se kanë pasur probleme, pasi nuk kanë mundur të bëjnë thirrje apo të ndjekin mbledhjet në takimet Zoom.
Problemi, i shtrirë në nivel global ka ndikuar kryesisht tek përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, por edhe në shtetet e tjera europiane si Finlandë apo Gjermani.
Tani problemi është zgjidhur.
“Ne e kemi zgjidhur këtë problem që shkaktonte shkëputje gjatë takimeve direkte në internet. Ne do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe do të bëjmë disa ndryshime”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
Në Twitter-in zyrtar të platformës ka patur shumë reagime, përfshirë komente të nësuesve që nuk kanë mundur të zhvillojnë mësimin.
Gjatë pandemisë, platforma Zoom u bë një mjet i rëndësishëm komunikimi për të gjithë njerëzit që punonin, ndiqnin leksionet apo komunikonin me të afërmit e tyre në grupe të mëdha.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.