Zjarri i Notre Dame na dha një mësim për të kuptuar botën ku jetojmë

Zjarri i Notre Dame na dha një mësim për të kuptuar botën ku jetojmë


Shumë njerëz kanë një lidhje të veçantë me Parisin. Është vendi më i vizituar në botë. Shumë prej tyre kanë kujtime nga vizita në Notre Dame, kujtime që u pluhurosën nga tymi i atij zjarri të trishtë.

Dy nga familjet më të pasura në botë, të drejtuara nga François-Henri Pinault dhe Bernard Arnault, nuk lanë që tragjedia të zgjaste më shumë se një ditë. Ata dhuruan 300 milionë euro për restaurimin e ndërtesës. Qyteti i Parisit gjithashtu u mobilizua duke mbledhur 10 milionë euro.

Gjithashtu është diskutuar dhe roli financiar që Kisha Katolike mund të ketë në restaurim. Askush jashtë Vatikanit nuk e di se sa para ka kisha, por në vitin 2012 The Economist llogariti se buxheti operues i Vatikanit vetëm në SHBA arrinte në 170 miliardë dollarë.

Papa Françesku ka konfirmuar se ai po lutet për të gjithë të prekurit nga flakët e Notre Dame. E thënë ndryshe, ai po bashkon duart e tij, nuk po i fut ato në xhep.

Lexoni: Dhurohen qindra milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame

Shpejtësia dhe magnituda e përgjigjes së tyre na tregon diçka shumë të rëndësishme për shoqërinë në të cilën jetojmë.

Nëse vetëm dy burra që zotërojnë një pasuri prej më shumë se 7 miliardë dollarë mund të dhurojnë 300 milionë euro për të restauruar Notre Dame, brenda gjashtë orëve, atëherë ka mjaftueshëm para në botë për të ushqyer çdo gojë, për të strehuar çdo familje dhe për të edukuar çdo fëmijë. Por kjo nuk ka ndodhur akoma sepse mungon dëshira dhe është çështje sistemi.

Dështimi për ta bërë këtë vjen nga paaftësia jonë për të njohur emergjencat e mëdha që kanë jetët e njerëzve çdo ditë. Veprat e artit dhe historia arkitekturore janë krijuar nga njerëz dhe janë njerëzit ata që duhen mbështetur mbi gjithçka.

Tullat, betoni dhe xhamat mund të digjen, por ato nuk derdhin gjak, nuk vdesin urie, nuk vuajnë. Njerëzit vuajnë. Kudo në botë, nga Parisi në Persepolis, njerëzit po vuajnë. Ata vuajnë çdo ditë, por kjo nuk mbush faqet e para të gazetave e as nuk i frymëzon njerëzit më të pasur në botë të bëjnë donacione të menjëhershme.

Aktualisht, Franca numëron 140,000 njerëz të pastrehë – 30,000 prej të cilëve janë fëmijë. Një raport i vitit 2018 nga Secours Catholique  zbuloi se në total janë rreth 8.8 milionë njerëz që  jetojnë në varfëri në Francë. Një në çdo tetë francezë jetojnë në varfëri. Pavarësisht kësaj, Franca mbetet vendi i gjashtë më i pasur në botë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Herën tjetër kur ndoshta do t’ju duhet të zgjidhni mes strehimit dhe imigrimit, rrogave të infermierëve apo uljes së një takse, spitalit të fëmijëve apo një autostrade, kujtoni këtë moment. Paratë gjenden me një kërcitje gishtash. Thjesht nuk është në dorën tonë.

/Joe.ie

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0