Zhvlerësohen sërish monedhat e huaja ndaj lekut - Business Magazine Albania

Zhvlerësohen sërish monedhat e huaja ndaj lekut

Zhvlerësohen

Monedha shqiptare vijon të forcohet ndaj disa prej monedhave kryesore të huaja. Java nisi me një rënie të dukshme të dollarit ndaj javës së kaluar duke u tregtuar në pikat e këmbimit valuator me 91 lekë në blerje dhe 92.2 lekë.

Euro ka zbritur në gati 102 në blerje dhe 103 lekë në shitje.

Edhe Franga zvicerane shënoi rënie të ndjeshme, pasi blihet me 105 lekë dhe shitet me 106.3.

Ndaj javës së kaluar edhe Paundi britanik ra ndjeshëm. Ai u ble 118.6 lekë dhe u shit me 120.5 lekë.

Lexo: A mundet I.A. të ndihmojë konsumatorët të blejnë verë më të mirë?

Monedha kryesore e huaj në vend është euro. Turizmi vlerësohet të ketë rritur fluksin e kësaj monedhe. Ndërkohë, eksportuesit vijojnë të shprehen të shqetësuar për uljet e theksuara të fitimeve, deri në humbje për shkak të euros më të zhverësuar ndonjëherë që kur ajo është hedhur në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0