Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po

Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po


Në një konferencë për shtyp, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se vijon besimi tek rritja ekonomike e vendit, duke theksuar se në tremujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte 4.45% falë energjisë.

Ministri theksoi se lehtësitë fiskale kanë mundësuar një klimë më të mirë biznesi, në turizëm e tek sipërmarrjet e mesme.

Sipas tij, futja e bizneseve në TVSH, nuk ka ndikuar në çmime ai tha se, të gjitha studimet e ekspertëve për ndryshimin e çmimeve tregojnë se indeksi i çmimeve për njësitë tregtare të marra në studim nuk është ndikuar nga përfshirja e tyre ne skemën e TVSH.

Megjithatë vendimi për përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve mbi 2 mln lekë, hyri në fuqi me 1 Prill, ndërsa të dhënat zyrtare për ecurinë e  ekonomisë të theksuara nga ministri u përkasin tre muajve të parë të vitit.

Në vlerësimet për ekonominë, Ahmetaj tha se eksportet u rritënmbi 18%. Sipas tij yhvlerësimi I euros ndaj lekut nuk ka dëmtuar eksportuesit.

Megjithëse të dhënat tregojnë për një rritje të kompanive të peyulluara apo të mbyllura gjatë këtij viti, ministri i Financave theksoi se është rritur numri neto i bizneseve në vend.

Qeveria pritet të dalë gjithashtu në tregun ndërkombëtar për emetimin e një eurobondi të ri me vlerë 500 milionë lekë. Ky borxh, pritet të ristrukturojë një pjesë të detyrimeve aktuale, duke e zgjatur borxhin publik në kohë. I pyetur nga gazetarët ai tha se borxhi nuk po merret për shkak të të ardhurave të ulëta në buxhet. Sipas tij, i vetmi efekt negativ në të ardhura është nga kursi i këmbimit, I cili sipas tij shkon në një vlerë prej 3.6 miliardë lekë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0