Zhvillohet takimi i parë i Java User Group në Tiranë

Zhvillohet takimi i parë i Java User Group në Tiranë


Në 21 janar u zhvillua takimi i parë i Java User Group në Tiranë. Duke qenë se numri i përdoruesve të Java në Tiranë është rritur, zhvillimi i këtij eventi ishte iniciativë e vetë përdoruesve të kësaj teknologjie.Eventi lindi si dëshirë dhe nevojë për të diskutuar idetë dhe për të pasur një mjedis të përbashkët pune.

Java është një ndër gjuhët kryesore të programimit, që përdoren për të ndërtuar aplikacione në kompanitë software që operojnë në tregun shqiptar.

Me zhvillimin e shpejtë të Java-s, sidomos gjatë viteve të fundit, ka lindur edhe nevoja për t’i mbledhur bashkë anëtarët e këtij komuniteti.

Java User Groups apo JUGs janë të përhapur dhe aktivë nëpër gjithë botën. Organizohen vullnetarisht me takime periodike në disa shtete të ndryshme të botës, në mënyrë që të shpëndajnë njohuritë e Java me komunitetin vendas të zhvilluesve, të krijojnë një hapësirë ku përdoruesit e Java mund të marrin informacione, të ndajnë resurset, ekspertizën e tyre, etj.

Duke marrë shkas nga funksionimi ndërkombëtar, ka lindur edhe Java User Group Tirana. JUG Tirana ka si qëllim bashkimin e gjithë anëtarëve të komunitetit shqiptar të zhvillimit software në një ambient të vetëm, ku mund të njihen më nga afër, të ndajnë idetë me njëri-tjetrin, të diskutojnë mbi tema të ndryshme mbi teknologjinë dhe të futen më thellë në përdorimin e Java, JVM, gjuhëve JVM, metodologjive të inxhinierisë softuerike, zhvillimit open-source etj., në mënyrë që të nxisin rritjen e komunitetit softuerik në Shqipëri.

Takimi i parë u mbajt në Qendrën Kulturore “TEN”, duke tërhequr rreth 120 pjesëmarrës, përgjithësisht studentë, profesionistë të fushës, si dhe entuziastë të Java apo inxhinierisë software në përgjithësi.

Një prej iniciatorëve kryesorë të formimit të këtij grupi, si dhe organizimit të takimit të parë ishte Bledar Gjocaj, Java Development Lead tek ikubINFO. Gjatë pjesës së parë të këtij eventi, ai shpjegoi qëllimin e këtyre takimeve, çfarë pritet të ndodhë në eventet e ardhshme, si dhe kërkoi angazhim nga i gjithë grupi, në mënyrë që të ketë sa më shumë ndërveprim brenda komunitetit.

Lexo këtu: Eventet që zhvillohen në Shqipëri për të nxitur zhvillimin e sipërmarrjeve të reja

Dy folësit e tjerë të këtij takimi të parë të Java User Group Tirana ishin Albin Hasani, Software Developer tek Steag & Partner AG, dhe Endrik Lelo, Senior Softëare Developer tek ikubINFO.

Gjatë fjalës së tij, Albin Hasani foli mbi konceptin ‘Records’ të Java dhe gjithë mënyrat që mund të implementohen në kod për të shmangur ‘bugs’ dhe rreshta të gjatë kodi, duke dhënë shembuj konkretë.

Endrik Lelo foli mbi mënyrat se si mund të sinkronizohen ‘clustered tasks’, duke treguar një shembull të një aplikacioni Springboot dhe duke emuluar një situatë, ku dy procese automatike konkurrojnë me njëri-tjetrin për të kryer një veprim. Prezantimiin e tij mund ta gjeni duke klikuar këtu.

“Ky numër pjesëmarrësish na e dëshmoi sa të rëndësishme dhe të nevojshme janë këto evente. Do doja që gjatë takimit të rradhës të na bashkangjiten akoma më shumë profesionistë të fushës, dhe të shfaqin të njejtin interes që shfaqin studentët, pa ndjenjën e konkurrencës në mes. JUGs nuk organizohen nga një kompani e caktuar, apo grup i caktuar njerëzish. Është koncept i njohur nëpër gjithë botën, dhe është totalisht shtysë nga vetë komuniteti. Nga njerëzit, për njerëzit”, u shpreh Lelo, sipas TekBiz

Numri i profesionistëve të fushës së ICT-së po rritet gjithnjë e më shumë. Bashkëpunimi mes tyre është shumë i rëndësishëm për të korrur sukses.

Zakonisht komunitetet e zhvilluesve kanë arritur sukses nëpërmjet takimeve të kësaj natyre. Vetëm duke dalë nga zyra, duke u kalaur me kolegë dhe dashamirës të profesionit mund të realizohen gjëra të reja. Prandaj mos hezitoni të bëheni pjesë e takimeve të ardhshme që do zhvillojë grupi JUG.

Që të jeni në kontakt me grupin JUG, dhe të informoheni mbi takimet e ardhshme, vizitoni faqen e tyre  në Meetup dhe faqen e tyre në Facebook.

TekBiz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0