Zhvillohet GEN-E ALBANIA - Festivali kombëtar i sipërmarrjes 2024 - Business Magazine Albania

Zhvillohet GEN-E ALBANIA – Festivali kombëtar i sipërmarrjes 2024

Zhvillohet GEN E ALBANIA - Festivali kombëtar i sipërmarrjes 2024

U zhvillua në Tiranë në datat 14-15 Maj 2024, Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes 2024 organizuar nga Junior Achievement of Albania me mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe mbështetje financiare të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Tirana Bank. Në këtë Festival u përfshinë 95 nxënës pjesë e 19 Kompanive të Nxënësve JAA, nga 17 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Tiranë, Elbasan, Peshkopi, Berat, Kuçovë, Prrenjas, Korçë dhe Sarandë.

Kompania e Nxënësve është një modul lëndor pjesë e kurrikulës me zgjedhje të Arsimit të mesëm të lartë, që edukon tek të rinjtë parimet dhe aftësitë e sipërmarrjes dhe edukatës financiare, të vëna në praktikë. Nxënësit garuan për nëntë çmime në këtë Festival.

Idetë dhe produktet e biznesit të Kompanive të Nxënësve adresojnë nevoja të tregut dhe specifikisht: 40 % Ekonomi e gjelbër; 34% IT & Inovacion dhe 26% Web&App design. 74% e drejtuesve të Kompanive të Nxënësve në garë janë vajza. Shoqëria Sipërmarrëse më e mirë e vitit 2024 do të përfaqësojë Shqipërinë ne festivalin Europian të Sipërmarrjes që zhvillohet nga JA Europe këtë vit në Catania, Itali.

Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes finalizon punën disa mujore të Programit “Kompania e Nxënësve e JAA”,  i cili këtë vit arsimor startoi me zhvillimin e lëndës me zgjedhje “Shoqëritë e nxënësve” në 52 shkolla të arsimit të mesëm të lartë për 2,132 nxënës, u pasua me ngritjen e 68 Kompanive të Nxënësve, trajnimin e 132 nxënësve drejtues të këtyre Kompanive dhe përfshirjen e 345 përfaqësuesve të Kompanive në tre Festivalet Rajonale të Sipërmarrjes të realizuara në Shkodër dhe Vlorë.

Jo vetëm lënda “Shoqëritë e Nxënësve” por edhe trajnimet e Festivalet Rajonale e Kombëtare të zhvilluara nga JAA u kanë dhënë të rinjve njohuri e aftësi si sipërmarrës, të cilat do ti shoqërojnë gjatë rrugëtimit si përgjatë arsimimit të tyre në vijim, por edhe në tregun e punës apo sipërmarrjet e tyre të ardhme.

Lexo edhe:Nuk do ta besoni si ndikon shiu në ambientin e punës dhe motivimin

Pjesëmarrësit: 

  1.       Kaleidos – TES- Kompani teatrore që monetizon nëpërmjet shitjes së biletave, trajnimeve.
  2.       Verticarry- Çantë shpine që rregullon posturën
  3.       Hidrovolt- Shkolla profesionale teknike Korçë- ndriçues në fromën e hartës së Shqipërisë
  4.       Planta machina – Gjimnazi Kristaq Capo – një pasije që bën ujitjen automatike të imëve
  5.       AIFO- Instituti Harry Fultz – App për monitorimin e finacave të familjeve nëpërmjet AI
  6.       GRENO- Qemal Stafa – Ujitje automatike e kopshteve, monitorim i kripërave mirenale dhePH, identifikim i nevojave të bimëve.
  7.       Go-coin – përfitimi i pikëve për ulje dhe kredite në biznese, nga ndjekja e aktiviteteve kulturore dhe sociale në Tiranë
  8.       ROZË – Wilson – Shitja e materialeve promocionale për njerrjen e të ardhurave për mbështetjen dhe këshillimin psikologjik dhe blogun.
  9.       All for food – Ernest Koliqi – Një website që krijon receta në bazë të ingredientëve që ju gjinden ju.
  10.   Shpresë n’ zë – Gjimnazi Kostandin Kristoforidhi Elbasan- ofron një fushë furbolli në miniaturë ku luhet nepërmjet tubave, frymëmarrjes dhe topit. Kjo ndihmon fëmijët me probleme të të folurit dhe të frymëmarrjes të përmirësojnë aftësitë motorike, verbale dhe frymëmarrjes.
  11.   Tech time – ka zhvilluar lojra teknologjike, X&0, PONG, 9-gurësh, duke i mundësuar moshatarëve një alternativë argëtimi online.

Çmimet fituese:

Çmimi – Ideja më inovatore e biznesit- Greeno, “Qemal Stafa”, Tiranë 

Çmimi – Plani më i mirë i marketingut & shitjes – Buzzy Beez, “Kristaq Rama”, Tiranë

Çmimi – Sipërmarrja Sociale – Kaleidos, “TES”, Tiranë

Çmimi – Shoqëria e fokusuar tek klienti- Solyntech, “Arben Broci”, Tiranë

Çmimi – Stenda më e mirë – Mikro Spark Ads – “Arianiti” , Elbasan

Çmimi – Alumni i vitit 2024 – Dea Limllari – “TES”, Tiranë

Çmimi – Mësuesi I vitit 2024 – Ardjana Telhollari – “Halit Berzeshta”, Prrenjas

Çmimi – “Gati për punë” – VertiCarry, “Harry Fultz”, Tiranë

 Çmimi – Ndikimi në komunitet “Dritan Mezini” – Shpresa n’zë- “Kostandin Kristoforidhi”, Elbasan

 Çmimi – Shoqëria Sipërmarrëse më e mirë e vitit 2024 – Eco Empathy, “Said Najdeni”, Peshkopi (do na përfaqesojnë në 2-4 Korrik në Catania në Gen-E Europe 2024.)

 # # #

Mbi JA of Albania

Junior Achievement of Albania është një investim strategjik i AADF në fushën e arsimit. Fokusi i JAA në këto 10 vite ka qenë dhe mbetet aftësimi dhe frymëzimi i të rinjve për të qenë të suksesshëm në tregun e punës.

Edukimi financiar, edukimi për sipërmarrjen dhe edukimi për karrierën mundësohen prej vitesh tashmë përmes moduleve të JAA të integruara në lëndën e qytetarisë nga klasa e parë në klasën e tetë, përmes lëndës së Ekonomisë 12 në shkollën e mesme dhe dy moduleve me zgjedhje të JA “Kompania e nxënësve” dhe “Drejtues për një Ditë” në shkollat e arsimit të mesëm të lartë. Bashkë me programin e Debatit dhe Start UP ato u japin të rinjve dije e aftësi që i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Ndersa AADF ka mbeshtetur hap pas hapi JAA, si pjese e portofolit te saj ne arsim, partneri i saj strategjik Ministria e Arsimit dhe Sportit ka mbeshtetur nder vite implementimin dhe integrimin e programeve te JAA ne 100% te sistemit te arsimit parauniversitar ne Shqiperi. (JAA e vetmja nga organizatat neper bote qe ka kete mbulim)

Modulet e JAA zhvillohen në të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar duke plotësuar  njohurite dhe aftësite e edukimit ekonomik për nxënësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0