Zhvillimi i Broadband, kërkohet përshpejtimi i lirimit të frekuencave 800 MHz

Zhvillimi i Broadband, kërkohet përshpejtimi i lirimit të frekuencave 800 MHz


Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka organizuar sot paradite një takimi konsultativ për zhvillimin e Internetit me shpejtësi të lartë (Broadband) dhe politikat për spektrin e frekuencave në Shqipëri.

Zhvillimi i Broadband, kërkohet përshpejtimi i lirimit të frekuencave 800 MHz

Takimi u zhvillua nën kujdesin e Zv.Kryeministrit Niko Peleshi, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bordit të AKEP, Kryetarin e Bordit të AMA, drejtuesve të lartë të kompanive të telefonisë celulare, operatorëve të medias dhe ISP-ve, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Zhvillimi i rrjeteve të shpejtësisë së lartë, autostradat dixhitale, të njohura si broadband, është i lidhur me rritjen ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi hapat e nevojshëm për zhvillimin e rrjeteve, politikat spektrale dhe në veçanti për lirimin e frekuencave të brezit 800 MHz nga transmetimet televizive për transmetime në rrjetet 4G. Zhvillimet botërore në lidhje me përdorimin e brezit 700 MHzishin gjithashtu pjesë e diskutimeve të këtij takimi. Këto zhvillime konsiderohen si Revolucioni i 4-t industrial dhe do të jenë tema e forumit të Davosit të këtij viti.

Zv. Kryeministri Peleshi nënvizoi rëndësinë e infrastrukturës TIK për zhvillimin ekonomik e social të vendit, nevojën për të përshpejtuar procesin për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve me shpejtësi të lartë, lirimin e 800 MHz, duke bërë kujdes në ruajtjen e investimeve dhe interesat e publikut.

Ministrja Harito prezantoi situatën në vend lidhur me politikat për zhvillimin e broadbandit në Shqipëri dhe politikat spektrale. Ajo nënvizoi faktin që Shqipëria është mbrapa me proceset e dixhitalizimit dhe në nivele të ulta për “fiks broadband”. “Nuk duhet të vonohet më shumë procesi i lirimit të frekuencave të 800 MHz dhe duhet punuar për një politike spektrale afat mesme dhe afatgjatë në linjë me zhvillimet botërore në koordinim dhe në harmoni me të gjithë aktorët”, u shpreh ministrja Harito.

Kreu i AKEP, Piro Xhixho në fjalën e tij dha panoramën e përgjithshme për zhvillimet e sektorit, proceset e kryera me sukses në vitin 2015 lidhur me refarming të frekuencave për rrjetet celulare dhe për heqjen e kufizimeve teknologjike. Ndërsa Kryetari i Bordit të AMA prezantoi proceset rregullatore per median si licensimi i rrjeteve private, ndërtimi i rrjeteve numerike të TVSH dhe problemet me realizimin e mbartjes së programeve për operatorët lokalë tek rrjeti i TVSH-së.

Gjatë diskutimeve të bëra, Aleksandër Frangaj drejtor i TV Klan nënvizoi që proceset e dixhitalizimit janë mjaft të vonuara dhe duhet që AMA të japë një datë konkrete për licensimin e rrjeteve private dhe po ashtu për ndërtimin e rrjeteve të televizionit publik duhet një datë konkrete.

Martin Leka, Drejtori në detyrë i TVSH-së u shpreh se ndërtimi i rrjeteve numerike të TVSH-së është në proces. “Në muajin prill përfundon ndërtimi i rrjeteve në zonën Tiranë-Durres. Paralelisht po punohet dhe në zonat e tjera”, ka thënë Leka.

Nga ana e tyre, drejtuesit e operatorëve të telefonisë celulare u shprehën qartë se kërkesa për spektër dhe nevoja për brezin 800 MHz lind nga rritja eksponenciale e trafikut në komunikime të të dhënave dhe të përmbajtjes. Ata thanë se volumi i trafikut është rritur me 10 herë nga viti 2012 deri më sot. Perspektika e rritjes se ketij trafiku eshte edhe me e madhe ne te ardhmen, çka e bën te domosdoshme kerkesen per spekter.

Në fund të takimit Ministrja Harito, duke bërë një përmbledhje të problematikave që u diskutuan, theksoi se do të vijohet puna në koordinim me AKEP, AMA dhe me operatorët për përshpejtimin dhe finalizimin e proceseve të nisura.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0