Zgjidhni ngërçin politik! Kërkesa e shoqatave të investitorëve të huaj në Shqipëri - Business Magazine Albania

Zgjidhni ngërçin politik! Kërkesa e shoqatave të investitorëve të huaj në Shqipëri


Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha po shkëmbejnë letra publike, në prag të protestës së radhës, grupime të sipërmarrësve të huaj në vend u kanë dërguar një letër drejtuesve të politikës.

Në deklaratën e përbashkët, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (IÇ) theksojnë se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri.

“Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situate”, theksohet në deklaratë.

Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare, theksojnë sipërmarrësit e huaj.

“Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend”.

Kjo është letra e dytë publike pas grupimit të sipërmarrjeve vendase që paralajmëron politikën për dëmet e dhimbshme që po i shkaktohen ekonomisë.

Lexo: Stop me kriza! Letra e sipërmarrësve drejtuar politikës

Këtë vit ekonomia pritet të rritet më pak se 4%, ndërsa investimet e huaja më të mëdha janë drejt fundit dhe vendi nuk ka siguruar ende investitorë të mëdhenj që mund të “ushqejnë” ekonominë me para e vende pune shtesë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0