Zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës? - Business Magazine Albania

Zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës?

Prej dekadash, Trekëndëshi i Bermudës ka qenë një nga misteret më të famshme të botës, duke u renditur përkrah teorive konspirative si ekzistenca e “bigfoot”, vdekja e Tupac apo zbarkimi i rremë në Hënë. Zona trekëndore që shtrihet mes Majamit, Porto Rikos dhe ishullit Bermuda është përmendur si vendi ku mbi 50 anije dhe rreth 20 avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze gjatë shekujve, sipas Enciklopedisë Britannica. Madje edhe Kristofor Kolombi ka raportuar dukuri të çuditshme në këtë hapësirë gjatë udhëtimit të tij drejt “Botës së Re”.

Por sipas një shkencëtari britanik, zgjidhja e këtij misteri nuk ka lidhje me portale ndërdimensionale, krijesa detare gjigante apo vizitorë nga hapësira. Dr. Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton, beson se shkaku janë valët e egra. Në një simulim, ekipi i tij rindërtoi rastin e anijes amerikane USS Cyclops, e cila u fundos në vitin 1918 në këtë zonë duke marrë me vete 309 jetë.

Lexo edhe: Historiani përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

“Nëse stuhitë nga jugu dhe veriu bashkohen dhe mbi to shtohen ato që vijnë nga Florida, mund të krijohen formacione jashtëzakonisht të rrezikshme të valëve të egra”, shpjegoi ai për një dokumentar të Channel 5. Këto valë, që mund të arrijnë mbi 30 metra lartësi, sipas tij, janë aq të fuqishme sa mund ta përkulnin një anije gjigante deri në “thyerje në dy pjesë”, duke e fundosur për vetëm pak minuta.

Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët pajtohen. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vlerëson se shumica e zhdukjeve mund të shpjegohen nga faktorë mjedisorë, si numri i madh i ishujve në Karaibe dhe zonat e cekëta, që shpesh përbëjnë rrezik për lundrimin.

ET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0