Zgjedhjet, rrjetet sociale influencojne voten - Business Magazine Albania

Zgjedhjet, rrjetet sociale influencojne voten


Synimet e votimeve te shprehura nga miqte permes rrjeteve sociale mund te rrisin ndjeshem numrin e votuesve ne zgjedhje. Madje, nje mesazh i vetem i publikuar ne Facebook ne diten e zgjedhjeve per Kongresin e SHBA-ve ne vitin 2010 ishte ne gjendje te sillte rreth cerek milion njerez ne kabinen elektorale.

Jane rezultate te nje studimi te ri te kryer nga departamenti i shkencave sociale ne Universitetin e Kalifornise. Eksperimenti provon se presioni i miqve ndihmon ne vendimin per vote dhe se rrjeti social mund te kete nje ndikim te rendesishem ne sjelljen e njerezve ne boten reale.

“Pjesemarrja eshte teper e rendesishme per procesin demokratik, pa votues, nuk ka demokraci”,- tha autori i pare i studimit, profesori i shkencave politike James Fowler.

“Studimi yne tregon se influenca sociale mund te jete menyra me e mire per te rritur kete shifer. Fakt tjeter shume i rendesishem eshte dhe se ajo cfare ndodh online ka shume rendesi per boten reale”.

Sipas byrose se regjistrimeve ne SHBA, pjesemarrja ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 ishte rreth 53% e trupit elektoral, ndersa per zgjedhjet e Kongresit te 2010-es, per te cilat eshte kryer edhe ky studim, pjesemarrja e votuesve ishte gati 37%.

Nje problem eshte vetem rasti i abstenimit, pra perdorimi i teknologjive dixhitale mund te ishte nje zgjidhje? Ne studim, me shume se 60 milion perdoruesve te Facebook me 2 nentor te 2010-es iu eshte treguar nje mesazh social ne njoftimet e tyre.

Mesazhi ishte i tille qe ftonte per te votuar por pa dhene emrin e nje kandidati te vecante. Mesazhi te informonte se ‘sot eshte dita e votimeve’, me nje pulsant pastaj mund te klikoje nese kishe votuar, tregonte nje harte me kabina elektorale, sa veta kishin votuar dhe sa nga miqte kishin votuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0