Zgjedhjet në SHBA, sa shpenzuan kandidatët për reklama dhe fushatë - Business Magazine Albania

Zgjedhjet në SHBA, sa shpenzuan kandidatët për reklama dhe fushatë

Teksa në SHBA qytetarët votuan për presidentin e katër viteve të ardhshme në Amerikë, televizionet janë pushtuar nga reklamat. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se në rrjetet kryesore televizive, reklamat zgjedhore që aktualisht po shfaqen në CNN dhe Fox kushtojnë rreth 230,000 dollarë. Sipas mediave të huaja kjo shumë është vetëm për 30 sekonda.

Reklamimi është gjithmonë një pjesë kryesore e fushatave zgjedhore në SHBA. dhe ky vit nuk bën përjashtim. Po sa kushtuan reklamat e kandidatëve që kanë luftur deri më tani  për t’u ngjitur në ‘front’. Mediat e huaja bëjnë me dije se kandidati demokrat Joe Biden ka shpenzuar më shumë se 638 milion dollarë (481 milion £) në reklama. Ndërkohë presidenti Donald Trump, i cili pretendon që të marrë edhe një mandat të dytë ka shpenzuar për reklama televizive  472 milion dollarë (356 milion).

 

Trump mund të ketë kushtuar 43 milion dollarë më shumë për reklamat dixhitale sesa rivali i tij, por Biden sipas mediave të huaja e ka tejkaluar Trumpin përsa u përket reklamave në Facebook duke inkurajuar njerëzit të votojnë javën e fundit të fushatës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0