Autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.
Lexo: Webinar: Biznes në kohën e Koronavirusit
Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Drejtoria e Migracionit ka zgjatur edhe qëndrimin e shtetasve, të cilët kalojnë afatin 3 mujor të qëndrimit në Bullgari.
Shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit për të zgjatur qëndrimin e tyre.
Në rastet e nevojës për asistencë, qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto