Zebra Agency, kompania nga Kosova, kreativitetin e të cilës po e kërkojnë edhe jashtë kufijve
Përditësuar së fundmi: 21/11/2019

Zebra Agency, kompania nga Kosova, kreativitetin e të cilës po e kërkojnë edhe jashtë kufijve

Share
nga Eridon Elshani
Nën 21, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Zebra Agency është kompani shërbyese në fushën e dizajnit strategjik dhe krijimin e identitetit të markave.

Zebra Agency merret me zhvillimin e website-eve, video animacioneve 2D, 3D Motion Graphics, shërbimet e brandimit me qëllim avancimin e arritjeve në fushën e biznesit për klientë.

Zebra Agency ndihmon klientët të njohin dhe zhvillojnë identitetin e tyre, duke e bërë atë unik dhe të paharrueshëm. Së bashku me klientët ata përqendrohen në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, buxhetin dhe marketingun.

Zebra Agency ka treguar mjaft sukses në projekte të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Një projekt të suksesshëm që e kanë realizuar kohët e fundit, është brandimi i fushatës kundër ndotjes së ujit për klientin nga Mali i Zi, ADP-Zid dhe Ministrinë e Administratës Publike, projekt i cili është financuar nga Bashkimi Europian.

Për të mësuar më shumë rreth punës dhe shërbimeve të tyre, vizitoni website-in www.zebra.agency