Një depozitë e madhe e arit është zbuluar në Kinën qendrore, e cila pretendohet të përmbajë rreth 1,000 tonë metrikë ar, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 600 miliardë juanësh (83 miliardë dollarë amerikanë), raporton Science Alert.
Sipas të njëjtit burim, ky zbulim, i raportuar nga mediat shtetërore kineze, mund të jetë rezervuari më i madh i arit i zbuluar ndonjëherë, duke kaluar depozitën prej 900 tonësh të zbuluar në minierën South Deep të Afrikës së Jugut. Byroja Gjeologjike e Provincës Hunan identifikoi 40 vena ari në një thellësi prej 2 kilometrash në Qarkun Pingjiang. Vlerësimet fillestare sugjerojnë se vetëm këto vena përmbajnë 300 tonë metrikë ar.
Lexo edhe: Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”
Po ashtu, mostrat e nxjerra tregojnë një cilësi jashtëzakonisht të lartë, ku çdo ton metrikë xeheror mund të përmbajë deri në 138 gramë ar, thekson Science Alert. Ky zbulim ka ndikuar në rritjen e çmimeve të arit mes pasigurive ekonomike globale.
Deri më herët këtë vit, Kina kryesonte botën për rezervat e saj të arit, të cilat vlerësohen në mbi 2,000 tonë, duke kontribuar rreth 10% të prodhimit global, theksoi Science Alert. Ekplorimet e vazhdueshme sugjerojnë se mund të ekzistojnë rezerva të tjera përtej gjetjeve fillestare, duke treguar se depozitat e arit ekonomikisht të vlefshme janë ende larg nga ezaurimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.