Zbulohet plani sekret i Google - Business Magazine Albania

Zbulohet plani sekret i Google


Google dëshiron të mbizotërojë tregun e video-lojërave, një industri prej 140 miliardë dollarësh që ndodh të jetë një nga të paktat që ka mbetur pa u dominuar nga gjiganti i teknologjisë.

Google njoftoi planet e saj në mars për të lançuar “Netflixin e lojërave”, që e quan Stadia. Javën e kaluar, disa gazetarë më në fund patën mundësinë për të provuar një version të hershëm të Stadias për veten e tyre.

Ja se çfarë dimë – dhe pse plani i Google për të dominuar industrinë e video-lojërave është shumë interesant.

Sa për fillim, Stadia do të përfshijë:

  1. Një sistem 100% të bazuar në cloud, pa hardware

Nuk ka nevojë të blesh konsola. Ju luani në një televizor, desktop, laptop, tablet, ose smartphone Pixel.

  1. Kohë minimale të vonesës.

Vonesat gjatë lojërave mund të luajnë një rol të madh në dallimin midis fitores dhe humbjes. Google thotë se e ka zbuluar se si ta eliminojnë pothuajse kohën e vonesës dhe “të bëjë transmetimin … nga qendra e të dhënave në ekranin tuaj më shpejt sesa syri juaj mundet ta transmetojë në trurin tuaj”.

  1. Një kontrollues, por jo i detyrueshëm.

Kontrolluesi i lojërave të patentuara të Google përfshin një buton për të hyrë në Google Assistant dhe një tjetër për të kapur video gameplay. Është gjithashtu opsionale: Ju mund të përdorni çdo kontrollues tjetër, tastierën dhe mausin e kompjuterit tuaj.

  1. Akses me shumë nivele të përdoruesve si një strategji për blerjen nga konsumatorët.

Google po ja fillon me zero klientë dhe po del kundër kompanive edhe më të mëdha, si Microsoft. Zgjidhja e tyre është një strategji përdoruesish me shumë nivele. Ju mund të regjistroheni tani për $129 ose të filloni të luani në nëntor kur të bëhet lançimi i produktit. Pse të paguani tani? Epo, mund të zgjedhësh emrin e përdoruesit (username) i pari.

  1. Një platformë zhvillimi.

Google gjithashtu ka nevojë për zhvillues për të krijuar lojëra të mira për këta përdorues. Siç bëri të ditur Forbes, kjo do të thotë se Stadia nuk është vetëm një shërbim streaming: Ajo është gjithashtu e krijuar si një platformë zhvillimi për prodhuesit e video-lojërave.

Është një plan mjaft mbreslënës. Por, ekzekutimi është krejtësisht një çështje tjetër. Dhe për të thënë të vërtetën, simpatizantët e video-lojërave janë skeptikë për këtë projekt.

Nëse Stadia nuk mund të sigurojë lojërat që njerëzit i dëshirojnë, do të humbasë avantazhet e tjera të saj. Ajo duhet të bëjë llogaritë se si t’i kënaqë zhvilluesit më të mëdhenj dhe më të mirë.

Kjo është një betejë që Google ia vlen ta luftojë. Tregu i lojrave është gjigant dhe ndoshta mund të bëhet edhe më i madh nëse konsumatorët nuk do të kishin nevojë të zgjedhin një konsolë të veçantë për të luajtur.

Metoda “Pa-konsolë” e bën atë të mundshme.

Kur jemi te industria e video-lojërave, mund të themi se shumë njerëz kanë gabuar kur e kanë nënvlerësuar Google.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0