Zbulohet investimi madhështor që do të bëjë Italia në Shqipëri - Business Magazine Albania

Zbulohet investimi madhështor që do të bëjë Italia në Shqipëri


Qeveria italiane i ka falur Shqipërisë një shumë marramendëse, duke planifikuar një investim madhështor në këtë vend. Mësohet se Ministria e Financave shpalli 15 projektet e radhës që janë përzgjedhur për t’u financuar.

“Vlera e financimit të këtyre projekteve në kuadër të fazës së parë, është afërsisht 5 milionë euro, duke përmbyllur fazën e parë të investimit në shifrën 20 milionë euro me mbështetje të drejtpërdrejtë të komuniteteve, që është në linjë edhe me qasjen tonë si qeveri për përkujdesjen sociale dhe solidaritetit për shtresat në nevojë. Shtrirja gjeografike e këtyre projekteve prek pak a shumë të gjithë vendin”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Qeveria italiane i ka falur rreth 40 milionë euro borxhe Shqipërisë, të cilat kanë financuar investime lokale në të gjithë territorin e vendit.

“Sot falë këtij programi, disa mijëra nxënës mësojnë në shkolla me kushte bashkëkohore, sipërmarrës të vegjël kanë mbështetje të drejtpërdrejtë falë financimeve, turizmi ka gjetur mbështetje falë disa ndërhyrjeve në zona të ndryshme të vendit. Kategori, shtresa në nevojë kanë gjetur një përgjigjje për problemet sociale nga më të ndryshmet”, tha Ahmetaj.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0