Zbulohet burimi i vërtetë i ngjyrës së kuqe të Marsit - Business Magazine Albania

Zbulohet burimi i vërtetë i ngjyrës së kuqe të Marsit

Zbulohet burimi i vërtetë i ngjyrës së kuqe të Marsit

Prej kohësh është menduar se Marsi shkëlqen me një nuancë të kuqe për shkak të mineraleve të oksiduar të hekurit që përbëjnë pluhurin e planetit. Megjithatë, një studim i ri i publikuar të martën në revistën Nature Communications sjell një teori të re mbi këtë çështje.

“Pyetja themelore se pse Marsi është i kuq është bërë prej qindra, nëse jo mijëra vjetësh,” shprehet autori kryesor i studimit, Adam Valantinas, një studiues postdoktoral në Universitetin Brown, i cili e nisi këtë punë gjatë doktoraturës në Universitetin e Bernës, Zvicër. Duke qenë një planet i afërt me Tokën, Marsi është një nga trupat qiellorë më të studiuar në sistemin tonë diellor. Por tani, “kuptimi ynë mbi arsyen pse Marsi është i kuq është transformuar,” shton Valantinas.
Hulumtimi u bazua në të dhëna të mbledhura nga anijet kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe NASA-s, të kombinuara me eksperimente të avancuara laboratorike.

Lexo edhe: Ankand Albania – Platforma e parë që sjell konceptin e Ankandit në Shqipëri!

Çfarë e bën Marsin të kuq?

Rezultatet sugjerojnë se ngjyra e kuqe e Marsit vjen nga ferrihidriti, një formë e oksidit të hekurit që kërkon ujë për t’u formuar, dhe jo nga hematiti, siç mendohej më parë. “Ne u përpoqëm të rikrijonim pluhurin marsian në laborator duke përdorur lloje të ndryshme të oksidit të hekurit. Gjetëm se një përzierje e ferrihidritit me bazaltin – një shkëmb vullkanik – përputhej më së miri me mineralet e zbuluara në Mars nga anijet hapësinore,” shpjegon Valantinas. Duke rikrijuar këtë pluhur, shkencëtarët arritën të krahasojnë vetitë e tij me ato të mostrave të vërteta nga Marsi. Ky zbulim tregon se Marsi mund të jetë oksiduar shumë më herët në historinë e tij sesa mendohej më parë, gjatë një periudhe kur në sipërfaqe kishte ende ujë. Ferrihidriti formohet shpejt në ujë të ftohtë, çka do të thotë se ai është krijuar në një mjedis më të lagësht.

Marsi dikur ishte më i lagësht se sa besohej

Prania e ferrihidritit sugjeron se, ndryshe nga perceptimi aktual për Marsin si një shkretëtirë e thatë, planeti ka kaluar një periudhë me kushte të ftohta dhe të lagështa. Hulumtimet e mëparshme nuk kishin zbuluar praninë e ujit në oksidet e hekurit, gjë që çoi në përfundimin se pluhuri i kuq ishte formuar në kushte të thata dhe për këtë arsye, mendohej se kishte ardhur nga hematiti. “Marsi mbetet ende Planeti i Kuq. Thjesht, tani kemi një kuptim të ri mbi arsyen pse ai është i tillë,” thekson Valantinas. Hulumtimet e ardhshme dhe misionet hapësinore do të ndihmojnë në vërtetimin e këtyre gjetjeve dhe në thellimin e njohurive tona mbi historinë e planetit. Mostrat e mbledhura nga roveri Perseverance i NASA-s, të cilat do të sillen në Tokë në të ardhmen, do të analizohen për të përcaktuar saktësisht se sa ferrihidrit përmbajnë, duke hedhur më shumë dritë mbi të kaluarën ujore të Marsit.

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0