Zbulim i rëndësishëm në Shpirag. Shell konfirmon praninë e naftës së lehtë - Business Magazine Albania

Zbulim i rëndësishëm në Shpirag. Shell konfirmon praninë e naftës së lehtë


Testimet e para të Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.

“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri”.

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fucive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.

Hapi tjetër në vlerwsim, sipas kompanisw, është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Disa fakte rreth Shpiragut

Zbulimi i Shpiragut u konfirmua në vitin 2013 nga pusi Shpirag-2, i cili tregoi prezencën e një kolone nafte të lehtë në të paktën 800m në rezervuar.

Rezultatet e suksesshme të hapave të mëtejshëm të programit vlerësues do të cojnë në shpimin e më shumë puseve vlerësues, ndërtimin e një Sistemi Pilot Vlerësimi dhe potencialisht kalimin në zhvillim të plotë të shfrytëzimit, hap ky që do të varet nga një vendim përfundimtar investimi.

Shell u bë partner në projekt në vitin 2012 dhe tani zotëron 100% të interesave në bllokun 2-3 dhe do të marrë efektivisht 100% të të drejtave në Bllokun 4 përgjatë vitit 2019. Hapësira e përbashkët e Blokut 2-3 dhe Bllokut 4 është 4,084km2.

Brenda kësaj hapësire janë identifikuar burime të tjera të mëdha hidrokarbure, ende të pavlerësuara, por që sigurojnë mundësi për aktivitete të mëtejshme eksploruese.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0