Të ndryshosh zakonet e këqija duhet të kesh kontroll të vetes – shumë kontroll. Kërkimet tregojnë se kjo metdë është e vlefshme, sepse kontrolli ndikon shumë në rrugën drejt suksesit.
Psikologët e Universitetit të Pensilvanisë Angela Duckworth dhe Martin Seligman kanë bërë një studim ku kanë matur IQ dhe nivelin e kontrollit të studentëve në të gjithë universitetin. Katër vite më vonë, ata panë dhe mesataren e notave të nxënësve (GPA) dhe gjetën se kontrolli i vetes ishte dy herë më i rëmdësishëm se IQ për të patur rezultate të larta.
Kontrolli i vetes të ndihmon që të zhvillosh zakone të mira (dhe të ndalosh ato të këqijat) dhe gjithashtu shërben si themel për një etikë të fortë pune dhe produktivitet të lartë. Kontrolli i vetes është si një muskul – për ta forcuar duhet ta ushtrosh atë. Praktiko ushtimet e këtij muskuli duke thyer këto zakone të këqija:
Të përdorësh telefonin, tabletin apo kompjuterin në shtrat.
Ky është një zakon i keq të cilin njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë dëme sjell në gjumin dhe produktivitetin e tyre. Drita blu me valë të shkurtra luan një rol të rëndësishëm në gjendjen tuaj shpirtërore, nivelin e energjisë dhe cilësinë e gjumit.
Kur sytë tuaj janë të ekspozuar ndaj saj në mënyrë të drejtëpërdrejtë, drita blu ndalon prodhimin e hormonit të gjumit melatonin dhe iu bën të ndiheni më vigjilent. Në pasdite, rrezet e diellit e humbasin dritën blu, e cila e lejon trupin të prodhojë melatonin dhe iu bën të ndiheni më të përgjumur. Gjatë natës, trruri nuk është ipërgatitur për të parë këtë dritë blu ndaj së cilës është shumë i ndjeshëm.
Shumica e paisjeve tona të preferuara që përdorim gjatë natës, laptopët, tabletët dhe telefonat transmetojnë dritën blu me valë të shkurtra me shumë ndriçim dhe drejt e në fytyrën tuaj. Ky ekspozim dobëson prodhimin e melatoninës dhe pengon aftësinë tuaj për të fjetur gjumë dhe njëkohësisht edhe cilësinë e gjumit.
Siç e kemi provuar dhe vetë, një natë pa gjumë sjell efekte shkatërruese. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmangni këto paisje pas darkës (mund të shihni televizorin por nëse uleni diku larg prej tij).
Të kontrollosh internetin në mënyrë të vazhdueshme.
Të nevojiten 15 minuta fokusim përpara se të anazhohesh me një detyrë. Pasi e ke bërë këtë gjë, ti bie në një gjendje euforike të produktivitetit të rritur të quajtur rrjedhë. Kërkimet tregojnë se njerëzit në këtë gjendje janë 5 herë më produktiv se pjesa tjetër. Kur shmangesh pak nga puna për të parë lajmet, Facebook-un, rezultatet e një ndeshjeje apo çdo gjë tjetër, kjo të nxjerrë nga rrjedha. Kjo do të thotë se të duhen 15 minuta të tjera për t’u fokusuar për të rinisur rrjedhën e punës. Duke u shkëputur vazhdimisht, atëherë do të të duhet shumë kohë për të përfunduar një punë.
Të kontrollosh telefonin gjatë një bisede.
Asgjë nuk të pengon më shumë se një bisedë e lënë pergjysmë me mesazhe apo nje vështrim i shpejtë në telefonin tuaj. Nëse je duke folur me dikë atëherë fokusoje të gjithë energjinë tënde në këtë bisedë. Kjo bisedë do të duket më interesante dhe efektive nëse ti “zhytesh” në të.
Të thuash “po” kur duhet të thuash “jo”.
Një kërkim nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisco ka treguar se sa më të vështirë ta kesh për të thënë jo aq më shumë stres do të ndjesh, mbingarkesë apo edhe depresion, gjendje këto që e shkatërrojnë kontrollin e vetes. Të thuash jo në vetvete është një sfidë e vetëkontrollit për shumë njerëz.
“Jo” është një fjalë e fuqishme të cilën nuk duhet të kesh frikë ta përdorësh. Ku është koha për të thënë jo, njerëzit e zgjuar shmangin frazat si “nuk e di nëse mundem” apo “nuk jam i sigurt”. T’i thuash jo një angazhimi të ri është gjëja më e drejtë që mund të bëni ndaj angazhimeve aktuale dhe të jep mundësinë që t’i realizosh këto të fundit me sukses.
Të merresh me thashetheme.
Njerëzit që merren me thashetheme lumturohen nga fatkeqësitë e të tjerëve. Në fillim mund të jetë argëtuese të merresh me gafat e të tjerëve, por me kalimin e kohës, kjo bëhet e lodhshme, ti ndihesh i vrazhdë dhe keq që po lëndon të tjerët. Ka shumë gjëra pozitive për të mësuar nga njerëz interesant në vend që të harxhosh kohën duke folur për fatkeqësitë e personave që të rrethojnë.
Të krahasosh veten me njerëzit e tjerë.
Kur ndjenja e kënaqësisë vjenë si pasojë e krahasimit të vetes me të tjerët, atëherë ti nuk e zotëron lumturinë tënde. Kur ndihesh mirë për diçka që ke bërë, mos lejo që opinionet apo arritjet e dikujt tjetër të prishin atë që ke nisur. Është e pamundur që të mos reagosh ndaj mendimeve të të tjerëve për ty, por ti nuk duhet ta krahasoh veten me të tjerët. Vetëvlerësimi nis nga vetja dhe jo nga mendimet e të tjerëve. Pavarësisht çfarë thonë një gjë është e sigurt, ti asnjëherë nuk je aq i mirë apo i keq sa ata mendojnë.
Kokluzion.
Duke praktikuar vetëkontrrollin për të shmangur këto zakone të këqija, ti mund të stimulosh forcimin e muskulit të vetkontrollit dhe të heqësh njëherë e mirë zakonet e këqija që kanë fuqinë të pengojnë karrierën tënde me një kërcitje të gishtave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.