Zakonet e gjumit të njerëzve të suksesshëm - Business Magazine Albania

Zakonet e gjumit të njerëzve të suksesshëm

~5 minuta lexim


“Gjumi është meditimi më i mirë.” – Dalai Lama

Disa njerëzve duket sikur punët iu shkojnë vaj. Ata arrijnë të menaxhojnë familjen, karrierën dhe përgjegjësitë me shumë lehtësi. E ke pyetur ndonjëherë veten se si ka mundësi që këta njerëz arrijnë t’i bëjnë të gjitha ndërkohë që ti nuk ja ke idenë nga t’ia fillosh?

Kjo kategori njerëzish gjithmonë rritet në detyrë, fiton çdo garë, asnjëherë nuk janë të stresuar dhe gjithë vëmendja është tek ata.

Kush është sekreti i tyre? Si i përballojnë të gjitha?

Sekreti është: Gjumi.

Njerëzit që flenë gjumë mjaftueshëm janë të suksesshëm, të fokusuar dhe të lumtur.

Ne na duhet gjumi për të karikuar trurin dhe trupin tonë. Kur jemi të lodhur, ne kalojmë nga njëra detyrë te tjetra pa qenë shumë të qartë. Ne futemi në një cikël me detyra që nuk mbarojnë kurrë. Ne duam të jemi versioni më i mirë i vetes, qoftë kjo një nënë e përkushtuar, një drejtues i zoti apo një atlet i shkëlqyer.

Në shoqërinë tonë tepër të vrullshme, gjumi është një luks. Nëse ke biznesin tënd apo fëmijë, ti e kupton mjaft mirë shprehjen: “Do fle kur të vdes.”

Zakonet e këqija të gjumit e bëjnë trurin tonë të shqetësohet. Njësoj si një motor që nuk i është ndërruar vaji, ne fillojmë “të prishemi”.

• Ne acarohemi dhe ndryshojmë gjendjen emocionale, nëse mungesa e gjumit është e theksuar atëherë ne mund të përjetojmë haluçinacione dhe ankth.

• Ne mund të kemi çrregullime emocionale dhe marrdhëniet tona mund ta vuajnë këtë.

• Ne humbasim aftësinë tonë për të mbajtur mend dhe fillojmë të vonohemi kudo.

• Ne mund të fillojmë të konsumojmë dhe substanca të ndryshme.

• Gjumi i pakët është i rrezikshëm.

Rregullat e gjumit:

Mos ha para se të flesh!

Konsumoje vaktin e fundit 3 orë para se të flesh. Duke ngrënë shumë afër orarit të gjumit sistemi juaj tretës do ta ketë shumë të vështirë proçesin e tij dhe kjo mund të ndikojë negativisht në stomakun tuaj gjatë natës.

Shmangni kafeinën dhe alkolin!

Kafeina është një stimulant i cili e mban trupin zgjuar dhe me energji. Alkoli fillimisht mund t’ju qetësojë apo t’ju bëj të ndiheni përgjumësh, por në fakt ai rrit sasinë e kohës gjatë së cilës ju do të zgjoheni gjatë natës. (do t’ju lërë pa gjumë)

Shtrati juaj është për të fjetur gjumë, vetëm kaq.

Nëse ju lexoni, shikoni televizor apo punoni në shtrat do të jetë tepër e vështirë për ju të flini gjumë më vonë. Shtrati juaj duhet të shërbejë për të fjetur dhe vetëm për të fjetur.

Fikini dritat!

Dritat e shndritshme përmbajnë melatoninën, e cila merret me rregullimin e ciklit tonë të gjumit. Sugjerohet gjithashtu të shmangni leximin nga paisjet elektronike gjatë natës. Sa më e errët dhoma, aq më mirë. Përdorni perde të trasha apo një maskë gjumi.

Mos flini shumë.

Të gjithëve na pëlqen gjumi. Por gjumi i tepërt mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, diabet dhe depresion. Të rriturit kanë nevojë për 8 orë gjumë. Kjo ndryshon në varësi të personit, por përdoreni këtë si një guidë udhëzuese.

/LifeHacks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0