Yunus në Bloomberg: Si të ngresh një biznes mbi bazën e “përfitimit të qëndrueshëm” - Business Magazine Albania

Yunus në Bloomberg: Si të ngresh një biznes mbi bazën e “përfitimit të qëndrueshëm”


Muajin e kaluar, Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Muhammad Yunus shpjegoi në një intervistë në programin “Bottom Line” të Bloomberg, se si mund të ngresh një biznes …

mbi bazën e “përfitimit të qëndrueshëm” dhe diskutoi përgjegjësitë sociale të industrisë së veshjes.

Muhammad Yunus është një sipërmarrës social, bankier, ekonomist dhe një udhëheqës i shoqërisë civile i cili është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për themelimin e Grameen Bank dhe për fillesat e koncepteve të mikrokreditit dhe mikrofinancës. Ai njihet edhe për ngritjen e Yunus Center, një model i suksesshëm i biznesit social.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0