Youth Talks #9 me Aneida Bajraktari - Business Magazine Albania

Youth Talks #9 me Aneida Bajraktari


Ditën e djeshme në ambjentet e EasyPay u organizua Youth Talks #9 me të ftuar speciale Aneida Bajraktari nën moderimin e Mateo Prifti.

Aneida tregoi për jetën e saj, rrugëtimin që ndoqi deri në krijimin e sipërmarrjes Balkans Capital, në Korrik të vitit 2016. Balkans Capital është e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja.

Ishte viti 2012 kur u organizua për herë të parë në Shqipëri, Startup Weekend Tirana, kompeticion në të cilin Aneida mori pjesë me idenë e saj në fushën e modës. Por siç na tregon, kjo ide u shua me kalimin e kohës.

Një vit më vonë, Aneida rikthehet sërish në Startup Weekend Tirana, këtë herë jo si pjesëmarrëse, por si organizatore së bashku me Ergest Nako.

Të rinjtë shqiptarë janë shumë entuziastë, kanë ide të ndryshme dhe angazhohen shumë në këto lloj kompeticionesh. Shqipëria ka shumë probleme, por në të njëjtën kohë ky është një avantazh sepse ka shumë mundësi.

Aneida është bashkë-themeluese e Balkans Capital dhe u shpreh se çelësi i suksesit të një sipërmarrje është që bashkë-themeluesit duhet të ndajnë të njëjtin vizion, duhet të kenë të njëjtin mision dhe objektiva.

“E rëndësishme gjithashtu është vendosja e deadline-ve për detyra të caktuara,” tha Aneida.

“Për të rritur sipërmarrjen, dua të fokusohemi në teknologjitë e reja si Fintech apo Blockchain, pasi ato janë e ardhmja.”

Së fundi, ajo theksoi se ruajtja e ekulibrit midis familjes, punës, shoqërisë dhe udhëtimeve është shumë e rëndësishme pasi për të mbështetja më e madhe vjen nga njerëzit më të dashur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0