Yjet e teknologjisë dhe inovacionit. Hakathoni i superideve kreative - Business Magazine Albania

Yjet e teknologjisë dhe inovacionit. Hakathoni i superideve kreative

U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni  “Sfida” në kuadër të programit “Skills Upload Junior”, një nismë e Grupit të Fondacioneve Vodafone. Qëllimi i këtij hakathoni është inkurajimi i të rinjve të moshave 12-18 vjeç që të zhvillojnë ide për t’iu dhënë zgjidhje problemeve sociale me të cilët përballen ata sot, nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë.

Ky projekt, një bashkëpunim midis Fondacionit Vodafone, me programin “Skills Upload Junior”, dhe British Council, me projektin “Alternative Pathways”, u zbatua në tre qendra kryesore të veriut të Shqipërisë: Dibër (Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos), Kukës (Has, Tropojë) dhe Zonën e Malësisë së Madhe (Koplik, Gruemirë, Kastrat). 215 fëmijë nga këto qytete të moshave 12-18 vjeç dhe 86 mësues nga 47 shkolla 9-vjeçare e të mesme po përfitojnë që prej një viti trajnim në disiplinën e kodimit, microbite-t, hardwine-t dhe STEM-it.

“Together we can” (Së bashku ne mundemi) do të thotë që njerëzimi dhe teknologjia duhet të bëhen bashkë. Prandaj sot jemi bërë bashkë emra shumë të fuqishëm si: Fondacioni Vodafone, British Council dhe Ambasada Britanike. Fëmijët e zonave të Veriut, jugut, verilindjes – kanë të njëjtat mundësi për të ndjekur ritmin e zhvillimit të shoqërisë dhe shrytëzimin e mundësive të pafundme që të ofron  teknologjia. Aty ku nuk shkon rruga, mjeku, nxënësit, shkolla, mund të shkojë teknologjia dhe çdokush mund të marrë shërbime si shkollimi, mjekësia dhe plot shërbime të tjera publike përmes teknologjisë brenda pak sekondash”, u shpreh Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, njëkohësisht Kryetare e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, e cila ishte shumë entuziaste për projektet dhe idetë inovative të të rinjve.

Pjesmarrësit paraqitën problematikat me të cilat përballen çdo ditë, duke filluar që nga proceset manuale të fermave e deri tek shqetësimet që përballen fshatrat dhe qytetet e tyre nga ndryshimet klimatike dhe zhvillimi me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Idete fituese emocionuan të gjithë pjesmarrësit me frymën e bashkëpunimit që përcollën, dashurinë për natyrën dhe ndërgjegjien e lartë sociale të cilave u kishin dhënë zgjidhje inovatore, shumë praktike, që janë lehtësisht të realizueshme.

Peshkopia hapi siparin e hakathonit që vijoi me dy evente të tjera në qytetet e Kukësit dhe Malësisë së Madhe. Eventi përmbyllës do të bëhet në Tiranë dhe shkolla fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 17-18 mars në Foundation European Shoëcase, në Bukuresht, mes 8 shkollave fituese te vendeve europiane duke i ofruar kështu një eksperience unike shkëmbimi idesh dhe praktikash, së bashku me fituesit nga 8 shkolla të vendeve europiane.

Projekti “Skills Upload Junior Challenge”, është zbatuar që nga viti 2021 në 8 vende të Europës dhe në të janë përfshirë rreth 7,5 milionë nxënës dhe 600 mijë mësues, të cilët kanë përfituar drejtëpërdrejtë nga programi si dhe 8.2 milionë njerëz, famijarë, të afërm të këtyre nxënësve dhe mësuesve.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0