Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”, që u mbajt në Nju Jork.
Duke e cilësuar këtë takim një diskutim të frytshëm, Xhaçka tha se “kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta”. “Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar. Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike”, theksoi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Lexo: Çmimi Libri i Vitit 2022 në Biznes. Financial Times shpall listën e finalistëve.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në Nju-Jork, SHBA, ku merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, ministrja Xhaçka ka zhvilluar disa takime dypalëshe si dhe ka marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto