Workshop - Krijimi i një REST API duke përdorur Node.js me Docker - Business Magazine Albania

Workshop – Krijimi i një REST API duke përdorur Node.js me Docker


Në datën 4 Dhjetor në ambientet e Coolab do të zhvillohet workshop-i me temë “Krijimi i një REST API duke përdorur Node.js me Docker”.

Bëhuni pjesë e këtij workshop-i dhe do të keni mundësinë të mësoni teknologji si: Node.js, Express.js, Sequelize, JWT, Docker.

Çfarë duhet të dini përpara se të bëheni pjesë e eventit? 

– Javascript
– npm

Çfarë do të mësoni në këtë event?

1. Docker environment

  • Instaloni Docker në macOS
  • Krijoni Dockerfile për app tonë Node.js
  • Krijoni file docker-compose.yml

2. Konfiguroni bazën e të dhënave

  • Instaloni dhe konfiguroni sequelize & sequelize-cli (ORM për MySQL)
  • Krijoni skemën e bazës së të dhënave
  • Krijoni dhe bëni run migrations
  • Krijoni dhe bëni run seeders

Krijoni models

3. Konfiguroni Express.js, krijoni routes, controllers dhe middleware

  • Shpjegoni bazat e Express.js
  • Krijoni controllers
  • Krijoni routes
  • Krijoni middleware
  • Ndërtoni authentication flow me JWT
  • Ndërtoni CRUD

4. Testoni API endpoints me POSTMAN

Prezantimi do të bëhet në gjuhën shqipe.

Regjistrohu dhe mëso diçka cool!

Folës: Alban Afmeti

Alban Afmeti, i diplomuar në Inxhineri Informatike, Bachelor dhe Master Shkencor në UPT, tashmë ka 5+ vite që punon në kompani të ndryshme shqiptare dhe të huaja për zhvillime software, web dhe mobile. Pozicioni i tij aktual është Software Engineer në startup-in shqiptar, Softmogul. Njëkohësisht, pjesë e ekosistemit IT në Shqipëri si sipërmarrës, ka themeluar platformën e rekrutimit Squadin (https://squadin.com), bashkë-themelues i një marketing tool global NEXTSPY (https://nextspy.me/special), si dhe iniciator i komunitetit Founder (https://founder.al). I apasionuar pas teknologjisë, vazhdon ditë pas dite të jetë up-to-date me zhvillimet më të fundit duke mësuar, praktikuar dhe përdorur teknologjinë në punën e tij të përditshme.

Data: 4 Dhjetor 2019
Ora: 18:00 – 20:00
Vendndodhja: Coolab, Rruga e Kavajes, 1001 Tirana, Albania

Për të marrë biletën tuaj klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0