WORDPRESS mbyll zyrën e saj gjigande

WORDPRESS mbyll zyrën e saj gjigande


Automattic, kompania teknologjike që zotëron WordPress, ka një zyrë të mahnitshme në San Francisko, me tavane të larta, bibliotekë dhe një derë të bërë me porosi. Nëse ju pëlqen ambienti, jeni të lirë që të zhvendoseni aty.

Zyra u nxorr me qera pasi CEO Matt Mullenweg kuptoi se shumica e punonjësve nuk po e përdornin atë. Duke u intervistuar nga Stack Overflow podcast ai tha:

“Ne blemë një zyrë para 6 vitesh, me një ofertë mjaft të mirë, por asnjë nuk e përdor. 5 persona punojnë në të dhe është 1400 m2, gati 300 m2 hapësirë secili punonjës.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

“Kjo kompani gjithmonë i ka dhënë mundësinë punonjësve të saj që të punojnë të pavarur dhe ku të duan, zyra në San Francisko është thjesht një vend ku punonjësit mund të vijnë kur duan,” thotë Mullenweg. Kompania ka zyra të ngjashme në Afrikën e Jugut, Portland, Mein dhe u jep punonjësve një buxhet prej 250 $ nëse ata duan të punojnë në një vend tjetër.

Dhe nëse ata do të punonin më mirë në Starbucks, Automattic do të paguante për kafen e tyre.

Ndërsa Automattic përqafon me zell punën në distancë, kompanitë e tjera kanë mbetur me tradicionalen. Në vitin 2013, Marissa Mayer, atëherë Drejtoreshë e Përgjithshme e Yahoo, shkëlqyeshëm përfundoi rregulloren e telekomunikimit të kompanisë, duke u thënë punonjësve se për të patur rezultatet më të mira “ne duhet të punojmë krah për krah me njëri tjetrin.”

IBM, një mbështetës i punës në distancë, i tha mijëra punonjësve amerikanë që ata duhet të fillojnë të punojnë nëpër zyra. Sipas tij, qëllimi është që fuqia punëtore e kompanisë të bëhet më e shkathët dhe të nxitet kreativiteti duke punuar afër e afër. Por për njerëzit që janë mësuar që të punojnë nga shtëpia, kjo ishte shumë e papërshtatshme dhe jo e rehatshme.

Gati çereku i punonjësve amerikanë punojnë nga shtëpia gjatë një farë periudhe, thotë Gallup. Ka prova që këta punonjës punojnë me orë më të zgjatura dhe më fort sesa kolegët e tyre të lidhur me zyrën, por kjo gjë mund të vijë me kosto.

Elastic, një kompani software-ësh, nuk ka një zyrë qëndrorë dhe ka punësuar 500 njerëz në 35 shtete. Për të krijuar një frymë të përbashkët kompania organizon takime në SHBA dy herë në vit mes gjithë punonjësve duke investuar miliona dollarë për bileta dhe hotele.

Kur punonjësit nuk e njohin njëri-tjetrin dhe ndërveprimet e tyre të vetme janë nëpërmjet email-it, ose shërbimeve të mesazheve si Slack, “mosmarrëveshjet mund të lindin shumë shpejt”, tha Banon. “Nëse nuk mund t’i shihni shprehjet e fytyrës, ju nuk mund t’i kuptoni të gjitha gjërat.”

Për të parandaluar konfliktet, Elastic mban një kanal të vazhdueshëm video. “Një prej rregullave që kemi është se kur diçka arrin pikën kulmore, bëhet një lidhje me video dhe bisedohet live,” tha ai.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0