Women in Tech. Ja disa arsye pse gratë janë të suksesshme në teknologji

Women in Tech. Ja disa arsye pse gratë janë të suksesshme në teknologji


Një sallë e mbushur me gra dhe vajza, me një karrierë përpara në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Tetori është muaji europian për ndërgjegjësimin e Sigurisë Kibernetike, ndaj në Tiranë u mbajt konferenca “WOMEN IN TECH”. 

Duke pasur në thelb gruan dhe karrierën e saj, konferenca trajtoi tri tema të ndryshme: 1) She Leads Tech, 2) Women4Tech Initiatives dhe 3) Growing in the cyber ecosystem.

Në të treja këto sesione ndanë këshilla dhe rrëfyen rrugëtimin e tyre, shumë gra të suksesshme në karrierë si Vilma Tomço, Edlira Muhedini, Miranda Harizaj, Anila Hoxha, Hatixhe Bilibashi, Arlinda Mujo, Xhenina Pashaj, Anxhela Neli, D3c0ders, Zoica Doko dhe Simona Petrozzi. Një fjalim shumë origjinal mbajti edhe profesori Rezart Prifti, i cili ishte i vetmi folës mashkull në panel.

Lexo: Gra shqiptare të suksesshme në biznes

Qëllimi i eventit ishte motivimi dhe këshillimi i pjesëmarrësve për zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti studentët dhe profesionistët e rinj. Vilma Tomço, Drejtoresha e përgjithshme e AKCESK, tha se ka një rritje të numrit të vajzave dhe grave në sigurinë kibernetike. Kjo sipas saj, po ndodh sepse: a) gratë janë të dedikuara ndaj punës, b) janë ambicioze dhe kurioze si natyrë, c) Gratë mund të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë.

Një mesazh për të gjitha gratë lidhur me kibernetikën, ndau Miranda Harizaj, CEO e WIT Albania. Ajo tha se:“Femra është një forcë e madhe në të gjitha fushat, pse jo të mos jetë edhe në fushën e kibernetikës”. Ajo doli në mbështetje të të gjitha grave, të cilat po drejtojnë në mënyrë të mrekullueshme, poste që deri dje njiheshin si “poste meshkujsh”.

Arlinda Muja, nga Kredo.al tha se sot 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, situata ka ndryshuar pasi inovacioni ka ecur me ritme të shpejta në vendin tonë. Arlinda tha se 63% e shqiptarëve sot janë përdorues të internetit. Gratë sot janë vendimarrëse dhe kanë një rol të fuqishëm lidershipi në politikë, institucione, media, biznes, shoqëri civile.“Sot 18 vjet pas diplomimit tim, drejtimin e kompanisë Fintech të Mikrofinancës, Kredo.Al e shoh si vazhdimësi të një rrugëtimi të sukseshëm që më bën të ndihem e plotësuar dhe e realizuar në qëllimet e mia profesionale”.  Por, gjithë ky rrugëtim drejt suksesit padyshim që nuk ka qenë aq i lehtë.
Arlinda theksoi se në Kredo.al, rreth 71% e kompanisë dominohet nga femrat, ndërsa në ekipin menaxherial ka një staf me 100% femra. Ndaj, suksesin e kompanisë së saj ua dedikon femrave.

Ajo ndau me të pranishmit disa këshilla të rëndësishme:

  • Mos synoni që në 10 vitet e para të punës të merrni poste drejtuese. Këto 10 vite shfrytëzojini për të mësuar gjëra të reja.
  • Mos jini vetëm një IT. Sa më shumë të njihni komponentët e biznesit ku jeni të punësuar, aq më i lehtë do të jetë suksesi dhe zhvillimi juaj profesional.
  • Çdo ide që jepni, duhet ta jepni me një strategji.

“E ardhmja u përket inovacionit dhe grave drejtuese. Koha është në avantazhin tuaj. Unë jam e bindur që do t ia  dilni. Prandaj, mos u ndalni”.
Po ashtu, fjalime ku rrëfyen historitë e tyre të suksesit mbajtën edhe Xhenina Pashaj themeluese e Code IT, Anxhel Neli nga komuniteti SPI dhe D3c0ders me Gjejzën.
Nga Vodafon Albania ishte e pranishme Zoica Doko, e cila referoi mbi temën “Frika e pasigurisë”. Sipas Zoicës, “Nëse një gjë është e panjohur përballuni me të. Mund të dështoni por gjejeni forcën të ngriheni dhe kështu do të kuptoni se siguria është pjesë e të gjithëve”.

Lexo: Një ditë me gra të suksesshme

Rezart Prifti theksoi gjatë fjalës së tij në panel se dhuna ndaj grave bëhet pengesë për karrierën e tyre

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0