Wolt zgjerohet në Durrës, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave pranë bregdetit! - Business Magazine Albania

Wolt zgjerohet në Durrës, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave pranë bregdetit!

Wolt zgjerohet në Durrës, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave pranë bregdetit!

Wolt, platforma lider për dërgesa të shpejta dhe praktike, po zgjeron shërbimet e saj në Durrës, duke u ofruar banorëve dhe vizitorëve një mënyrë të lehtë për të shijuar restorantet, marketet dhe dyqanet e tyre të preferuara nga komoditeti i shtëpisë.

I shtrirë në më shumë se 50 vende, Wolt i mundëson përdoruesve në Durrës mundësi të porosisin nga një gamë e larmishme restorantesh të nivelit të lartë, duke përfshirë KFC, Likos Burgers, Yogurteria, Uma Food & More, si dhe rrjete supermarketesh me emër si Conad. Përveç kësaj, me rrjetin gjithnjë e në rritje, do të jenë të përfshira edhe dyqane lulesh, telefonash, dhe shërbimesh të ndryshme, me më shumë biznese që do t`i bashkohen së shpejti platformës.

Zgjerimi i Wolt do të mbulojë të gjithë qytetin, duke përfshirë zonën e njohur të plazhit, e duke siguruar një shërbim të shpejtë dhe të besueshëm nga ora 08:00 deri në 23:00 çdo ditë. Klientët mund të përfitojnë nga dërgesat brenda një rrezeje prej 4 km për restorantet dhe dyqanet, duke siguruar ushqime të freskëta dhe shpejtë direkt në derën e tyre.

“Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën e shkëlqyer së dërgesave të Wolt në Durrës, një qytet plot gjallëri me një panoramë dinamike ushqimore dhe tregtare. Qëllimi ynë është të lidhim klientët me bizneset e tyre të preferuara lokale, duke ofruar dërgesa të shpejta dhe të besueshme,” u shpreh Dimitris Karelos, Menaxher i Përgjithshëm Rajonal në Wolt.

Lexo edhe:WOLT hyn zyrtarisht në tregun shqiptar!

Aplikacioni dhe faqja e internetit të Wolt ofrojnë një përvojë porositjeje të lehtë dhe praktike, me ndjekje në kohë reale, pagesa të sigurta dhe një sistem të lehtë për t’u përdorur. Me një numër gjithnjë e në rritje të bashkëpunëtorëve, Wolt vazhdon të mbështesë bizneset lokale duke u ofruar atyre një platformë digjitale për të fituar më shumë klientë.

Banorët e Durrësit tani mund të shkarkojnë aplikacionin  në iOS dhe Android ose të vizitojnë www.wolt.com për të filluar porositë. Përdoruesit e rinj mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet ekskluzive për të festuar zgjerimin e shërbimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0