WIZZ AIR shton fluturimet nga Tirana drejt Budapestit, Vienës dhe Romës gjatë sezonit të verës - Business Magazine Albania

WIZZ AIR shton fluturimet nga Tirana drejt Budapestit, Vienës dhe Romës gjatë sezonit të verës

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka kënaqësinë të njoftojë se këtë sezon veror do të rrisë edhe më tej numrin e fluturimeve brenda një jave, përkatësisht drejt disa destinacioneve të njohura nga Tirana si: Romë, Budapest dhe Vienë. Gjatë verës së 2024, Wizz Air do të ofrojë më shumë se 4.5 milionë vende për pasagjerët në më shumë se 50 destinacione. Një shifër kjo, më e lartë se e konkurrentëve të saj, duke përforcuar pozicionin e saj në Shqipëri si udhëheqëse e tregut.

Fluturimet nga Tirana drejt Budapestit do të realizohen 5 herë në javë, ndërsa fluturimet drejt Vjenës tashmë do të kryhen çdo ditë duke nisur nga mesi i muajit korrik. Fluturimet drejt aeroportit Fiumicino të Romës do të numërojnë 21 vajtje-ardhje në javë nga Tirana. Këtë verë, kompania do të ofrojë mbi 350 fluturime javore vajtje-ardhje nga kryeqyteti shqiptar.

Duke rezervuar që tani udhëtimin e sezonit të verës, pasagjerët mund të përfitojnë nga çmimet e ulëta të Wizz Air, duke filluar nga vetëm 14.99 euro. Biletat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të internetit si dhe në aplikacionin WIZZ.

Itenerari veror i Wizz Air ofron fluturime drejt më shumë se 50 destinacioneve. Prej tyre 19 qytete në Itali, përfshirë Milanon, Romën, Venecian, Bolonjën, Napolin dhe Katanian dhe deri në destinacione të tjera si: Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), Madrid dhe Barcelonë (Spanjë), Paris, Lion dhe Nice (Francë), Athinë (Greqi), Londër (Mbretëri e Bashkuar), Berlin, Hamburg, Këln (Gjermani) e shumë të tjera. Ka disa risi për orarin e sezonit të verës, Wizz Air do të lidhë Tiranën me Valencian (Spanjë) si dhe Leipzig (Gjermani) për herë të parë, si dhe do të vazhdojë të operojë në destinacionet e inaguruara së fundmi drejt Bukureshtit (Rumani), Pragë (Republika Çeke) dhe Krakov (Poloni).

Për më tepër, Wizz Air ka njoftuar disa fluturime speciale drejt ndeshjeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani për të gjithë fansat shqiptarë. Këto fluturime të veçanta edhe do t’i kthejnë tifozët në shtëpi pas ndeshjes. Linja ajrore do të realizojë fluturime drejt ndeshjeve në datat 15, 19 dhe 24 qershor. Të gjithë tifozët qe dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar mund të blejnë biletat me çmimet fikse prej 179 euro.

Sezonin e shkuar veror, afro 3 milionë pasagjerë fluturuan nga Shqipëria me Wizz Air. Pjesa më e madhe e pasagjerëve i rezervuan biletat e tyre shumë kohë para fluturimit dhe destinacionet më të preferuara ishin Italia, Spanja dhe Gjermania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0