Wizz Air, nis fluturimet Tiranë-Londër

Wizz Air, nis fluturimet Tiranë-Londër


Wizz Air, shoqëria ajrore Low Cost filloi të enjten fluturimet direkte nga Tirana International Airport drejt Luton Airport Londër, me një avion të tipit Airbus A320.

Burime zyrtare nga Tirana International Airport thonë se, “destinacioni i ri i cili do të operohet nga Wizz Air nga Tirana International Airport drejt London Luton, është programuar tre here në javë dhe çmimet – sipas kompanisë – do të fillojnë nga 29.99 EURO, duke krijuar kështu mundësi udhëtimi të arsyeshme për Shqipërinë”.

“Ne jemi entuziastë për këtë shërbim të ri nga Wizz Air. Kjo do të shërbejë si një ndihmë e

konsiderueshme për shumë shqiptarë të cilët jetojnë në Londër dhe jashtë saj. Do të ofrojë

mundësi të reja për udhëtarët dhe për eksplorimin në vazhdimësi të Shqipërisë”, u shpreh

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Fillimi i fluturimeve drejt Londrës nga Wizz Air pason fluturimet direkte nga shoqëria ajrore

Hungareze në prillin e vitit të kaluar, që lidhën Tiranën me Budapestin.

Megjithë shtimin e numrit të kompanive të fluturimit, agjensitë e udhëtimit dhe ato turistike theksojnë se tarifat e fluturimit janë më të larta krahasuar me aeroporte të tjera në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0