WIZZ AIR, kompania e parë që përdor teknologjinë Mate Suite dhe VPT për trajnimin e pilotëve - Business Magazine Albania

WIZZ AIR, kompania e parë që përdor teknologjinë Mate Suite dhe VPT për trajnimin e pilotëve

WIZZ AIR, kompania e parë që përdor teknologjinë Mate Suite dhe VPT për trajnimin e pilotëve

Wizz Air, kompania udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja ajrore më e qëndrueshme në nivel botëror, është linja ajrore e parë që prezanton paketën Mobile Airbus Training (MATe) dhe teknologjinë Virtual Procedure Trainer (VPT) për trajnimin e pilotëve. 

Integrimi i këtyre dy teknologjive në qendrën e trajnimit në Budapest do të ndihmojë pilotët që janë në fazat e para të përgatitjes së tyre përmes karakteristikave të kombinuara të MATe dhe Virtual Procedure Trainer. MATe është një platformë e bazuar në shërbimet e resë kompjuterike me trajnime dhe provime online ndërsa Virtual Procedure Trainer është një softuer novator që mundëson pilotët në trajnim të zhyten në një botë virtuale, ku mund të stërviten në një kabinë të avionëve Airbus dhe të njihen me të gjitha karakteristikat dhe procedurat përkatëse. Ky mjet i Realitetit Virtual (VR) dhe programi A320 Type Transition Course (bazuar në përdorimin e MATe) janë miratuar nga Autoriteti Hungarez i Aviacionit Civil. Ky program novator do të mundësojë kompaninë Wizz Air t’i trajnojw pilotët në standardet më të larta të vendosura dhe miratuara nga Organizata e Trajnimit të linjës ajrore (ATO)

Kjo mënyrë e re e trajnimit, e mundësuar nga mjetet e Realitetit Virtual është prezantuar për herë të parë në qendrën e trajnimit të Wizz Air në Budapest më 20 mars. 

Wizz Air hapi qendrën e parë të trajnimit në Budapest në vitin 2013 me një Simulator Fluturimi A320 dhe klasat e mësimit të pilotëve. Që atëherë, linja ajrore ka hapur një qendër të re trajnimi në Budapest në vitin 2018 dhe do të hapë një të re në Romë këtë vit. Qendrat e trajnimit janë të pajisura me tre Simulatorë Fluturimi Airbus A320, Simulatorë me bazë fikse A320, Trajnerë të Evakuimi të Kabinës dhe Trajnerët në rast zjarri. Mjetet e trajnimit VR të prezantura nga kompania Airbus janë risitë më të fundit që u janë shtuar qendrës së trajnimit të Wizz Air në Budapest .

Lexo edhe:A jeni gati për një përvojë tjetër AllWeb?!

Ndërsa Wizz Air është gjithmonë drejt rritjet, linja ajrore planifikon të trajnojë 4000 persona të rinj që do të bëhen pjesë e ekuipazhit si dhe do të marrë 300 avionë A321neo dhe A321XLR deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivat e saj. 

Attila Tóvári, Drejtuese e  ATO-s në Wizz Air tha: “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe mirënjohës që kemi bashkëpunuar me Airbus për të krijuar këtë mjet VR, i cili ka marrë miratimin e Autoritetit tw Aviacionit Civil (AAC) për programin e ri të trajnimit. Kjo teknologji udhëheqëse në treg jo vetëm që do të revolucionarizojë mënyrën se si ne e trajnojmë stafin tonë, por do të ketë ndikim në të gjithë industrinë.  

“Ne kujdesemi shumë për ekuipazhet tona të fluturimit dhe investojmë në teknologjinë më të mirë për të arritur standardet më të larta dhe më të sigurta të trajnimit në treg. Ekuipazhet tona janë fytyra e linjës ajrore për pasagjerët tanë dhe ne besojmë se këto mjete të reja do t’u mundësojnë atyre të kujdesen për fluturimin në standardet më të larta.”

Charbel Youzkatli, Drejtues  i Shërbimeve Tregtare në Evropë në Airbus, tha:

“Ne jemi të kënaqur që kemi Wizz Air klientin e parë që përdor këtë risi të trajnimit të pilotëve me mjetet VR të drejtuara nga Airbus, MATE Suite dhe VPT. Këto mënyra do të kontribuojnë në mënyrë aktive në fushën e trajnimit dixhital të pilotëve në qendrën e Wizz Air. MATe dhe VPT u ofrojnë pilotëve një përvojë gjithëpërfshirëse dhe një trajnim më fleksibël dhe efikas. Ky konfigurim gjithashtu lejon optimizimin e kursit të përgjithshëm duke ruajtur standardet më të larta të trajnimit të Airbus.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0