Wizz Air fiton për të katërtin vit radhazi çmimin "Linja ajrore me kosto të ulët më e qëndrueshme" nga World Finance - Business Magazine Albania

Wizz Air fiton për të katërtin vit radhazi çmimin “Linja ajrore me kosto të ulët më e qëndrueshme” nga World Finance

Wizz Air fiton për të katërtin vit radhazi çmimin "Linja ajrore me kosto të ulët më e qëndrueshme" nga World Finance

Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe më e qëndrueshme në nivel global*, është emëruar “Linja Ajrore me Kosto të Ulët Më të Qëndrueshme” për të katërtin vit radhazi në World Finance Sustainability Awards 2024. Ky çmim nënvizon arritjet e linjës ajrore në drejtim të dekarbonizimit të industrisë së aviacionit.

Wizz Air udhëheq industrinë e aviacionit me intensitetin më të ulët të emetimit të karbonit për pasagjer/km mes konkurentëve të saj dhe mbetet e përkushtuar për të ulur ndjeshëm intensitetin e CO2 deri në vitin 2030. Gjatë vitit financiar 2024, Wizz Air arriti një rezultat rekord mesatar të intensitetit të CO2, që arrinte në 52 gramë për pasagjer/km. Ky reduktim në intensitetin e emetimit është rezultat i drejtpërdrejtë i planit të rinovimit të flotës së kompanisë dhe investimit në avionët me teknologji më të mirë. Ajo vazhdon të shtojë më shumë avionë Airbus A321 neo në flotën e saj, duke pasur një moshë mesatare të flotës prej 4.3 vjetësh. Në prill 2024, linja ajrore, duke shtuar arritjet e saj, shpalli objektivin e ri ambicioz për të fuqizuar 10% të fluturimeve të saj me karburant të qëndrueshëm për aviacion deri në vitin 2030. Kjo aspiratë e re forcon më tej pozicionin e Wizz Air si një lider në industrinë e qëndrueshmërisë dhe do të nxisë përkushtimin e saj për të reduktuar emetimet e karbonit për pasagjer/km me 25% deri në vitin 2030.

Yvonne Moynihan, Zyrtare për Korporatën dhe ESG në Wizz Air, tha: “Wizz Air është krenare që njihet nga World Finance për të katërtin vit radhazi për përkushtimin tonë të palëkundur ndaj qëndrueshmërisë. Modeli ynë i biznesit ULCC siguron që ne të jemi të qëndrueshëm në dizajn. Përveç rinovimit të flotës sonë dhe përmirësimit të efikasitetit operacional, ne po investojmë shumë në karburant të qëndrueshëm për aviacionin, i cili është mjeti më i rëndësishëm për reduktimin e emetimeve të aviacionit në afat të mesëm. Për të arritur në zero neto, industria duhet të bashkëpunojë dhe të sjellë së bashku të gjithë aktorët relevantë në ekosistemin e aviacionit për të siguruar që zhvillimi teknologjik i nevojshëm të mbështetet dhe të financohet. Prandaj, qeveritë dhe politikëbërësit do të luajnë një rol kyç në krijimin e kuadrove të nevojshme për të ofruar stimuj të rëndësishëm të cilët do të inkurajojnë investimet strategjike në energjinë e rinovueshme dhe teknologjitë me karbon të ulët.”

*Sipas çmimeve të CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0