WindowSwap, aplikacioni ku mund të shikoni botën nga dritarja - Business Magazine Albania

WindowSwap, aplikacioni ku mund të shikoni botën nga dritarja

WindowSwap, një projekt që mori jetë gjatë periudhës së karantinës i krijuar nga ekspertët e teknologjisë Sonali Ranjit dhe Vaishnav Balasubramaniam, lejon përdoruesit të ngarkojnë video ku shfaqen pamjet më piktoreske të postuara nga përdoruesit. Ti mund t’i shikosh dhe klikosh duke kaluar nga një dritare në tjetrën.

Videot mund të jenë pamje nga dritarja e një hoteli në një udhëtim në Stamboll apo pamje nga dritarja e një shtëpie në Okinawa, oborrin e shtëpisë në Austri apo një peizazh në Nju Jork.

Ndryshe nga faqet e tjera, videot në WindowSwap janë të regjistruara shumë para se të publikohen, për çështje sigurie, që do të thotë se pamjet që shihni nuk do jenë live. Në WindowSwap përdoruesit ngarkojnë 10 minuta video HD në dritaren e tyre ku “të gjitha llojet e dritareve janë të mirëpritura!”

Nuk dihet numri i saktë i përdoruesve të këtij aplikacioni por diçka është e sigurt, deri kur t’i të arrish të shohësh pamjen e fundit nga dritarja e dikujt, të tjera pamje janë postuar nga e gjithë bota.

Gazeta SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0