WhatsApp shfaq probleme në dërgimin e mesazheve

WhatsApp shfaq probleme në dërgimin e mesazheve

WhatsApp

Dhjetëra mijëra përdorues të WhatsApp në të gjithë globin u shprehën se aplikacioni i mesazheve pësoi rënie. Një numër i madh ankesash u regjistruan në Downdetector, një faqe që monitoron shërbimet në internet.

89% e përdoruesve nuk mund të lidheshin, 8% kishin probleme për të marrë mesazhe dhe 1% e kishin të pamundur të hynin në aplikacionin në pronësi të Facebook.

Shumë përdorues thanë që e çinstaluan aplikacionin dhe e instaluan atë sërish, për të kuptuar pse ai nuk po funksiononte.

Përmes një harte të publikuar shihet se pjesa më e madhe e ankesave vijnë nga Evropa, përfshirë Britaninë e Madhe, ku përdoruesit u shprehën se aplikacioni nuk punoi për 1 orë e gjysmë. Gjithashtu problemin e përjetuan edhe pjesë të tjera të botës përfshirë SHBA, Amerika e Jugut, India dhe Australia.

Më shumë se 75,000 njerëz kanë raportuar probleme në Doëndetector. Disa thanë që aplikacioni i tyre filloi të funksiononte sërish, por shumë të tjerë ende po përjetojnë probleme.

Sipas “The Verge”, WhatsApp rrallëherë ndodh që pëson rënie të tillë.  Ndërprerja e fundit e saj ishte në Prill 2019, kur ajo ndaloi së punuari së bashku me Facebook dhe Instagram, për më shumë se dy orë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0